Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar lëvizjen e Bashës në marrëveshjen me Ramën, pas përfundimit të takimit të kryedemokratit me aleatët e PD-së.
Ai e sheh këtë marrëveshje sikur i përket një realiteti tjetër politik, por që në këto kushte Basha nuk kishte ç’të bënte. Sipas tij, kjo është një goditje për pluralizmin dhe partitë e vogla, megjithatë për Ndokën është një lëvizje më e madhe nga krahu i majtë si rrjedhojë e një problematike të madhe.
“Një marrëveshje e njkë realiteti tjetër politik. Basha nuk kishte zgjedhje tjetër. Në këto kushte nuk është zgjidhja më e mirë. Jemi përballë një fakti të kryer. Është një goditje për pluralizimin dhe partitë e vogla politike. Por më shumë një lëvizje nga krahu i majtë ku problematika është më e madhe.”, është shprehur ndër të tjera Ndoka.
(XH.A/SHUPLAKA)