Në Korçë janë arrestuar nga policia një person si edhe shpallet në kërkim një tjetër, të dy bashkëpunëtorë të dyshuar, si të implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 25.11.2017, në një lokal me muzikë live.
DETAJE:
Në vijim të informacionit datë 26.11.2017, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lokalin me muzikë live në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit : G.T, 17 vjeç, banues në Korçë. Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit : A.S, 28 vjeç,6 banues në Korçë (të dy për veprën penale : “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”). Pasi dyshohet se të dy këta shtetas në bashkëpunim mey shtetasit A.Qiraxhi dhe A.Babani, banues në Korçë, më datë 25.11.2017, për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin, me armë zjarri dhe me sende të forta shtetasit A.L dhe A.K, të dy banues në Korçë. (J.V/Faxweb)