Një person i maskuar dhe me një armë në dorë ka grabitur një supermarket në Lezhë, në Shtraus, duke marrë gjiron ditore.
Autori ka hyrë në supermarket dhe ka marrë gjiron ditore dhe më pas është larguar në këmbë. Policia e shtetit njofton se ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zones, si dhe ka shoqëruar në polici 8 persona.
NJOFTIMI I POLICISË:
Informacion paraprak
Me datë 21.11.2017, rreth orës 18:45 është marrë njoftim se tek Mini Marketi në pronësi të shtetasit Z.K, në qytet në Lezhë, një shtetas i paidentifikuar akoma, i mbuluar me shall në pjesën e fytyrës, ka hyrë në dyqan ku ka qenë vetëm shitësi dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë që e ka pasur në dorë , i ka vjedhur xhiron ditore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet policore që kanë kryer të gjitha veprimet hetimore ku janë sekuestruar provat materiale në vendngjarje si dhe sekuestruar kamerat e sigurisë për hetime të mëtejshme.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë , 8 persona për veprime hetimore të mëtejshme.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje. (B.H/Faxweb)