22:24 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Grabitja me një të vdekur në Rinas, shoqërohen 35 persona

17:26 | 09/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitja me një të vdekur në Rinas, shoqërohen 35 persona

Nga grabitja e ndodhur sot në Rinas, ku katër persona të maskuar dhe me uniformë ushtarake sulmuan një utoblind në të cilin transportoheshin para, janë  marrë rreth 10 milion euro.

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar dhe po merren në pyetje nga Policia rreth 40 persona si dhe ka lëshuar 4 urdhër arreste.

Ndërkohë Policia njoftoi se në ndjekje të grabitësve janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Ndërkohë mësohet se trupi i grabitësit të vrarë gjatë aksionit të Policisë është nisur drejt morgut.

Pamjet e mëposhtme i përkasin vendit ku ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit midis Policisë dhe njërit prej grabitësve që u vra gjatë aksionit.

Në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja është gjetur edhe një furgon i përfshirë nga flakët të cilin dyshohet se autorët e kanë përdorur për të realizuar grabitjen, brenda të cilit është gjetur një automatik si dhe disa fishekë.

Pamjet e mëposhtme i përkasin vendit ku grabitësit iu zunë pritë transportuesve të parave

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: grabitja ne Rinasshoqerohen 40 persona
Pas

Çfarë u diskutua në takimin 70 minutësh, Kryemadhi: Në dakordësi të plotë me Palmer për raportin e DASH

Para

‘Rastësi’ në 2 vite?! Berisha tregon ku do të shkojnë paratë e grabitura në Rinas

Para
‘Rastësi’ në 2 vite?! Berisha tregon ku do të shkojnë paratë e grabitura në Rinas

'Rastësi' në 2 vite?! Berisha tregon ku do të shkojnë paratë e grabitura në Rinas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.