17:02 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Greqia tërheq avionët dhe akuzon Shqipërinë: Zjarri i vendosur në kufi është i qëllimshëm

09:12 | 12/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata emergjente, dy avionë shtesë nga Greqia për shuarjen e zjarreve

Ditën e djeshme në mënyrë surprizë shteti grek tërhoqi nga vendi ynë helikopterët që kishte dërguar si ndihmë në territorin shqiptar.

Pak orë më vonë autoritetet greke u shprehën se avionët do të riaktivizohen por këtë herë në kufi me Shqipërinë, ku siç shprehen autoritetet greke, zjarret janë përhapur pasditen e së premtes nga Shqipëria.

Madje, një ndër gjeneralët më në zë në Greqi shkon deri aty sa të fajësojë shqiptarët për zjarrvënie të qëllimshme në zonat minoritare, duke mos marrë parasysh as shtrirjen gjeografike të zjarreve në Shqipëri, ku prej ditësh janë shkrumbuar qindra hektarë nga veriu në jug, shkruan ‘’TCH”.

Ish zv-komandanti i Përgjithshëm i forcave zjarrfikëse të Greqisë, Adrianos Gurabasis i shkruan një letër ministrit grek të Mbrojtjes së Qytetarit, ku shprehet se zjarret e ndezura në fshatrat e minoritetit vlerësohen si të vëna qëllimisht prej grupeve kriminale, që sipas tij kanë synim për të çrrënjosur popullsinë vendase në këto zona.

Ai i kërkon ministrit dërgimin e avionëve dhe hetuesve në jugun e Shqipërisë. Zyrtarisht, sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, zjarret që digjen prej disa ditësh në territorin shqiptar në orët e pasdites së të premtes janë përhapur edhe në Greqi.

Që prej orës 14:20, sipas asaj lokale, një vatër zjarri është regjistruar në vendin e quajtur “Palamba”, ku ka marrë flakë një sipërfaqe me shkurre të thata në malet midis Janinës dhe Igumenicës. Një vatër e dytë u regjistrua pak kilometra më tej, në zonën e Limerit, ku ka marrë flakë një zonë pyjore.

Zjarrfikësit kanë depërtuar në zonë me ndihmën e buldozerëve dhe pritet të kthehen avionët, por vetëm në territorin grek.

Pas

Vajzat nga Saranda suprizojnë Ledrin, ç’bluze mbanin veshur. FOTON e bën publike e ëma e reperit

Para

Lejuan ndërtimin pa leje, arrestohen dy specialistë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe pronari

Para
Lejuan ndërtimin pa leje, arrestohen dy specialistë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe pronari

Lejuan ndërtimin pa leje, arrestohen dy specialistë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe pronari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Aksident në dalje të Tiranës, përplasen dy automjete disa të lënduar

Tabaku në Strasburg: Prej 12 vitesh pa reformë zgjedhore, nevojitet vullnet politik real

Trump enigmatik për Iranin: “Askush s’e di çfarë do të bëj… Mund të ketë sulm, mund të ketë negociata”

Shpërthim i ri trondit Teheranin, mbyllet pjesërisht Rruga Valiasr mes panikut dhe pasigurisë

Mbi 4,600 qytetarë kanë marrë shërbim në Qendrat Shëndetësore Verore, 24% të trajtuarve janë turistë të huaj

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin

Gjermania: BE-ja e gatshme të rifillojë negociatat me Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.