Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 44-vjeçare është vetëplagosur me armë gjahu.
Policia bën me dije se e plagosura është dërguar mëngjesin e sotëm në spitalin Kirurgjik të qytetit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Shtetasja N. D., banuese në Elbasan, është çuar në spital nga familjarët, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vetëflijimit.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet, ku në në banesën e gruas së plagosur ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut (çifte).
Nga ana e saj, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post