Pak orë pas arrestimit të katër autorëve të dyshuar për grabitjen në afërsi të Rinasit, zbulohet detaji i cili zbuloi indentitetin e tyre.
Sipas një të përditshmeje shqiptare, banda e grabitësve është tradhëtuar nga brenda.
Të premten e kaluar policia arrestoi Fation Xhyliun, 33 vjeçarin nga Lushnja, i cili gjithashtu është i dyshuar për grabitjen në fjalë.
Grupi hetimor zbuloi pas verifikimit të antenave telefonike, se Xhyliu ka qenë i pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit.
Por duke qenë se 33-vjeçari e mohoi pjesëmarrjen në krim, policia vendosi ti ngrinte një kurth. Në të njëjtën ditë, bardhëeblutë vendosën të arrestonin vëllain e tij, i cili nuk ka qenë i implikuar në grabitje. Megjithatë policia e konsideronte si “mjeti” i duhur për të çuar drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.
Dy vëllezërit u mbyllën për më shumë se 12 orë në të njëjtën dhomë në komisariat, pa iu lënë mundësia të kontaktonin me persona të tjerë. Në dhomë policia kishte vendosur disa përgjues ambientalë, të cilët rregjistruan rrëfimin e Xhyliut. Gjatë bisedës me të vëllain, Xhyliu padashur zbuloi gjithë historinë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post