Pep Guardiola ka bërë një veprim qesharak në përballjen e Manchester Cityt ndaj Arsenalit në FA Cup, e cila u luajt mbrëmjen e djeshme. Citizens ishin duke humbur 1-0 në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Angli, derisa trajneri spanjoll kishte nevojë të komunikonte me asistentin e tij.
Por, Guardiola nuk e ka parë që karrigia e tij ishte bosh, dhe asisteti kishte lëvizur prej aty.
Në momentin që spanjolli e pa se askush nuk ishte i ulur afër tij, ai e vazhdoi bisedën vetëm me karrigen, për të krijuar kështu një situatë qesharake. Kjo video e tij është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.
Manchester City humbi 2-0 në udhëtim te Arsenali, me këta të fundit që kaluan në finale të FA Cup fal dy golave të Pierre-Emerick Aubameyang.
Arsenal have made Guardiola lose his mind, he's started talking to an empty chair ?? #ARSMCI pic.twitter.com/gZstz6tsgQ
— ????? ???? ???? (@Bellokingkhan) July 18, 2020