“Brenda pak vitesh, Shqipëria do të jetë një nga kombëtaret më të mira në Europë”.
“Shqipëria është një vend që investon shumë për futbollin. Po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme dhe brenda pak vitesh do të jetë një ndër më të mirat në Europë. E njëjta mund të thuhet edhe për Bosnjë-Hercegovinën”, u shpreh Bazhdareviç.
Përballja e nesërme ka një domethënie simbolike për boshnjakët, të cilët ndeshjen e parë zyrtare e kanë luajtur pikërisht përballë kuqezinjve.
Ishte 30 nëntori i vitit 1995 dhe Shqipëria triumfonte 2-0 në miqësoren e luajtur në “Qemal Stafa”.
“Kemi marrëdhënie miqësore në futboll. Ndeshja jonë e parë zyrtare ishte pikërisht në Shqipëri dhe shoh që gjatë këtyre viteve të dyja skuadrat janë zhvilluar shumë. Shqipëria do të jetë një kundërshtar i fortë në këtë ndeshje, ku ne do të provojmë shumë lojtarë të rinj”, u shpreh tekniku boshnjak.
Italia na mundi 2-0 në ndeshjen e pestë për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Në “Renzo Barbera” të Palermos, kuqezinjtë u ndëshkuan me nga një gol në çdo pjesë në një ndeshje ku loja ishte mbi nivelin e dy paraqitjeve paraardhëse kundër Spanjës dhe Izraelit.
De Rosi mposhti Strakoshën me një penallti në minutën e 12-të, pasi skuadra jonë kishte shpërdoruar dy raste në fillimin e lojës.
Në pjesën e dytë (71′), pasi loja u ndërpre për 14 minuta pasi tifozët shqiptarë hodhën shashka dhe tymuese, Imobile vulosi suksesin e të kaltërve.
Për Shqipërinë kjo është disfata e tretë radhazi dhe kuqezinjtë mbeten të katërtët në Grupin G me 6 pikë, pas Spanjës dhe Italisë që udhëheqin me nga 13 dhe Izraelit që ka 9.
Pikërisht këta të fundit do të jenë kundërshtari i radhës i kuqezinjve më 11 qershor në Tel Aviv.
(M.D/ Shuplaka)