Më Janar të vitit të kaluar, Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj është pajisur me pashaportë shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale në atë kohë ai bërë të ditur se përvec tij një pasaportë të tillë kishte marrë edhe bashkëshortja e tij, Anita.
Haradinaj po përpiqet që me këtë pasaportë t’i pajisë edhe anëtarët e partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Koha.net.
Të paktën kështu del nga një kërkesë që Haradinaj ia bëri presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.
Me këtë kërkesë, Haradinaj i kërkon presidentit Meta që të pajisë me pasaportë të Shqipërisë Halil Gashin të cilin e prezanton si aktivist të AAK- së dhe biznesmen.
Kërkesa duket paksa e çuditshme pasi Haradinaj ka paralajmëruar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë së shpejti.
Discussion about this post