04:52 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Haradinaj: Po të ishim pyetur do të paguanim nga buxheti i Kosovës që të mos vendosej një taksë kaq e lartë

09:22 | 06/04/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Haradinaj: Po të ishim pyetur do të paguanim nga buxheti i Kosovës që të mos vendosej një taksë kaq e lartë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ka komentuar vendosjen e tarifës në “Rrugën e Kombit” nga qeveria shqiptare.

Haradinaj e ka konsideruar mjaft të lartë taksën dhe ka deklaruar se Kosova do të ishte e gatshme të paguante nga buxheti i shtetit për të dhënë kontribut për mirëmbajtjen e kësaj rruge, në mënyrë që të mos ngarkohen qytetarët shqiptarë dhe kosovarë me këtë tarifë kaq të lartë.

“Nëse do të ishte në pyetje, kostoja e mirëmbajtjes së kësaj rruge, ne kishim mundur të dakordësojmë për të paguar dhe ne një kosto nga buxheti jonë i Kosovës, që të mos vendoset një taksë kaq e lartë. Është diçka që bëhet në raste të caktuara.

Përshembull të reduktohet taksa njëherë atje, kostoja e mirëmbajtjes mund të jetë e lartë, kishim mundur ta diskutojmë mundësinë që dhe për disa vjet të marrim pjesë me një buxhet të caktuar. Pra të shkarkohen qytetarët, të mos ngarkohen, jemi në ato periudhat që kemi nevojë ende për shkëmbime, për rritje të shkëmbimeve, rritje të komunikimeve, kemi nevojë dhe për zgjidhje alternative besoj”, u shpreh Haradinaj.

I pyetur nga gazetari Rakipi, nëse Kosova po mendon vendosjen e një takse në pjesën tjetër të rrugës, Haradinaj u përgjigj se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në mandatin e tij si kryeministër, por mund të ndodhë në të ardhmen.

“Nuk do të vendoset në këtë mandatin tim një taksë në rrugë, ne jemi ende në proces të përmbylljes së autorrugëve. Po përmbyllim autorrugën për në Shkup këtë vit. Do fillojmë autorrugën e Dukagjinit nga Istogu në Prizeren, nëpër Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizeren. Jemi drejt përmbylljes po ashtu Prishtinë-Pejë, po përmbyllim Prishtinë-Mitrovicë. Pra ne diku prej tre vitesh përmbyllim gjithë infrastrukturën e Kosovës”

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: ramush haradinaj
Pas

Kryemadhi ironizon ambasadorët: Vijnë dhe ikin duke qarë nga Shqipëria

Para

“Më shumë se 100 orë “dhimbje” në trupin tim”, këngëtari tregon pasionin për tatuazhet

Para
“Më shumë se 100 orë “dhimbje” në trupin tim”, këngëtari tregon pasionin për tatuazhet

"Më shumë se 100 orë "dhimbje" në trupin tim", këngëtari tregon pasionin për tatuazhet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.