Ditën e djeshme në një intervistë në ‘’Top Story’’ ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pranoi se situata e kanabisit në vend ka bërë që në policinë e shtetit të ketë lëvizje. Në këtë mënyrë indirekte Xhafaj pranon dhe gabimet e Tahirit nën drejtimin e kësaj ministrie.
Për ish-ministrin Manjani ky nuk ka qenë gabimi I Tahirit po është një politikë e ndërmarrë nga kryeministri.
‘’Hashashi na qenka mbjellë nga gabimi i ish-ministrit! Kulmi! Jo mor jo është mbjellë si “politikë” e Kryeministrit! Mësoje nëse nuk e di!’’, shkruan Manjani.
Kujtojmë se Manjani është një nga njerëzit e parë që denoncoi situatënb e drogës në vendin tonë dhe pas përplasjes në qeveri ai u shkarkua nga Rama.
“Qoftë në Përmet, Lezhë dhe Gjirokastër. Ua kam bërë të qartë. Do të përgjigjet për cdo rrënjë kanabisi. Është e pamundur që atje ku mbillet kanabis të mos e shohë polici i zonës, polici i pyjores apo dhe kryeplaku me banorët.
Ka pasur segmente të policisë të implikuara në këtë trafik. Ata ose janë paguar për heshtjen e tyre, ose janë blerë për të bashkëpunuar. Disa drejtues të policisë vendore minimalisht kanë heshtur. Nuk mund të them se ata kanë qenë të përfshirë, por minimalisht kanë heshtur” , u shpreh dje Xhafaj. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post