Hashim Thaçi ka bërë një urim mjaft emocional sot për të birin, i cili ka mbushur 20 vjeç. Presidenti i Kosovës ka postuar në profilin e tij një foto me të birin së bashku me një dedikim ndaj Endritit, duke e lidhur ardhjen e tij në jetë simbolikisht me vazhdimësinë e Kosovës.
“Në kohën më të turbullt dhe më të pamëshirshme të luftës para 20 vjetëve, dita kur ke ardhur në këtë botë Endrit ka qenë për mua dhe Lumen si shenjë e Zotit se jeta kurrë nuk do të shuhet në Kosovën tonë. Urime ditëlindjen e 20-të! HTH“, shkruan Presidenti Thaçi.
Discussion about this post