01:32 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hetimi disa mujor i Prokurorisë së Vjenës për F.K. Kukësin për trukim ndeshjesh, zbardhet vendimi

18:21 | 05/12/2017
në Aktualitet, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hetimi disa mujor i Prokurorisë së Vjenës për F.K. Kukësin për trukim ndeshjesh, zbardhet vendimi

Skuadra e Kukësit është ndaluar gjatë verës në Austri, pasi akuzohej për aferë korruptive në paravendosjen , apo trukimin e ndeshjeve miqësore gjatë fazës përgatitore  në verën e këtij viti në Austri, ku ka qëndruar nga data  23 qershor deri më 13 korrik.

Ekipi verilindor më anë të një njoftimi për shtyp dëshmon me anë të një raporti të sjellë pranë zyrës juridike të klubit vendimin se nuk është përfshirë në asnjë manipulim.

Postimi i F.K Kukësi

FK KUKËSI, nuk është përfshirë në asnjë manipulim, apo aferë korruptive në paravendosjen , apo trukimin e ndeshjeve miqësore gjatë fazës përgatitore  në verën e këtij viti në Austri, ku ka qëndruar nga data  23 qershor deri më 13 korrik.

Ky përfundim vjen dhe pas hetimit disa mujor të Prokurorisë së Innsbruckut në Austri. Zyra e Prokurorit Publik dhe ProkuroriMag. Florian Oberofer, dhe avokatët, kanë sjellë pranë zyrës juridike të klubit gjithë rapoprtin e detajuar për 11 lojtarët dhe 2 drejtuesit e ekipit , që u morën në pyetje në rajonin e policisë pranë “ Hotel Butique Hein”, ku ekipi kishte mbërritur pas 6 orëve udhëtim me autobus nga Salzburgu.

 Pasi kanë marrë në pyetje pjesëtarët e ekipit dhe u janë marrë dhe telefonët, ku ekspërtët e policisë kanë bërë hetimet e duhura në raport thuhet qartë se Protokollet ne Zyrën Federale të Policisë Kriminale , nuk vërtetojnë  manipulimi të qëllimshëm  lojës dhe rëzultatit të saj.

Hetimi u ngrit në bazë të një padie që bëri kompania e basteve ”Sportradar “, në ndeshjen miqësore ndaj  Dinamos së Moskës, luajtur  në Jenbach, më 4 korrik 2017, ku rusët fituan  6 me 0.

Kjo vërteton katërcipërisht ato cafrë ka bërë në fakt klubi ynë gjatë përfaqësimeve në ndeshjet jashtë dhe brenda , ku ka qenë model i lojës së nderëshme dhe i fair – paly.Theksojmë se dhe në një ndeshje më parë kompania tjetër “Federbet”, hodhi në media dyshime, por që më pas kërkoi ndjesë.

Duhtë veçuar dhe një fakt tjetër se prokurorirët dhe ekspërtët e policisë kriminale  në Vienë , kanë ushtruar presion psikologjik dhe kanë shantazhuar pjesëtarët e ekipit tonë, për mëse 8 orë të qëndrimit në polici dhe marrjes në pyetje. Ky presion i paparë dhe i paargumentuar u bë pikërisht 2 ditë para ndeshjes në Champion Leagu me Sherif Tiraspol në Moldavi.

Lojtarët nuk u lanë as të futen në dhoma për të lënë bagazhet dhe as për të pirë ujë , por u morën direkt nga autobusi në polici.Ne mendojmë se qëllimisht u bë kjo padi dhe nga kundërshtarë tanë me qëllim njollosjen e emrit të mirë që Kukësi ka në Shqipëri dhe Europe.Ne falederojmë gjithë ata që na besuan dhe besojnë tek loja jonë, duke mos harruar dhe përkushtimin e drejtuesve të klubit, Ambasadorit tonë në Vienë, dhe profesionalizmin e avokatëve të çështjes.Kukësi do të vijojën rrugën e ndershme në futboll dhe në nxjerrjen në dritë të vërtetave dhe në rrugë logjore do kërkojë dëmshpërblim moral dhe material për ata që hedhin baltë mbi djersën dhe mundin tonë.

Për këtë çështje ka shkruar dhe portali austriak kurier.at, ku ndër të tjera shkruan:

Lojë e dyshimtë e futbollit: Dyshimi i manipulimit nuk është konfirmuar

Si dyshohet kampioni shqiptar FK Kukësi

Pas prezantimit të raportit përfundimtar të BKA, zyra e prokurorit publik në Insbruk mbylli procedurat.

Rrallë hërë ka ndodhur që një ndeshje miqësore  ka arritur të marrë kaq  shumë vëmendje si ndeshjen e futbollit të Kampionit të  Shqiptare FK  Kukësit kundër Dinamo Moskë më 4 korrik në Tirol. Rrezultati i lartë dhe ndërrimet gjatë ndeshjes bën të hidhen hije dyshimi. Tani hetimi i përpiktë i Policisë Federale Kriminale (BKA) dhe prokurori në Insbruk kanë përfunduar. “Të gjitha hetimet janë vendosur”, thotë avokati Klaus Ainedter i cili përfaqëson lojtarët shqiptarë dhe klubin e tyre.

“Pretendimet përfundimisht kanë provuar të jenë plotësisht të pabaza.”  “Një manipulim i qëllimshëm i lojës subjekt ose vendosja e basteve nga i akuzuari nuk mund të përcaktohej në bazë të provave të paraqitura nuk ka asnjë arsye reale për ndjekje të mëtejshme”. Dy ditë më parë, hetuesit e BKA-së kishin dorëzuar raportin e tyre përfundimtar tek autoriteti.

 

Etiketa: afera korruptivef.k kukesi
Pas

Basha takon Presidentin e PPE: Veprimet e qeverisë për të penguar drejtësinë minojnë shanset për integrim europian

Para

Vrasësi me pagesë qëllon në kokë shefin e njësisë speciale, në prezencë të gruas së tij (VIDEO)

Para
Vrasësi me pagesë qëllon në kokë shefin e njësisë speciale, në prezencë të gruas së tij (VIDEO)

Vrasësi me pagesë qëllon në kokë shefin e njësisë speciale, në prezencë të gruas së tij (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.