Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh në Dhërmi. Mësohet se në këtë operacion u përdorën 30 kilogramë lëndë eksplozive.
Shpërthimi u realizua pa shkaktuar asnjë dëm anësor. Pavarësisht çdo interesimi nga inspektorët e IKMT, për objektin nuk ka dalë asnjë person që të marrë përsipër ngritjen e tij.