Dashi
Merkuri do ndikojë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe do kaloni një ditë shumë të qetë. Me partnerin nuk do debatoni për asgjë. Beqarët do jenë më realistë dhe nuk do hedhin asnjë hap të gabuar. Jeta e tyre do jetë fiks ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Financat do dini si t’i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll kështu që nuk keni për të pasur tronditje
Demi
Do jeni shumë të përkujdesur dhe lozonjarë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite prandaj marrëdhënia me të do bëhet akoma me e bukur nga më parë. Beqarët ka rrezik të zhgënjehen tej mase nëse hedhin hapa të nxituara sot. Personat që do ju afrohen në të vërtetë nuk do jenë aspak ashtu si duken. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë po u treguat të pakujdesshëm mund të keni edhe tronditje.
Binjaket
Për të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë një dite e jashtëzakonshme. Shumë nga ëndrrat më të bukura do realizohen dhe do ndiheni plotësisht të plotësuar. Beqarët do realizojnë takimet që kanë ëndërruar gjithmonë dhe do ndihen gati për të hedhur hapa me rendësi. Në planin financiar do ketë vetëm përmirësime kështu që përfitoni për të berë edhe ndonjë investim të domosdoshëm.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do keni shpesh debate me atë që keni ne krah për disa tema delikate dhe kjo gjë do ju bejë të jeni gjithë kohës të mërzitur. Beqarët nuk duhet t’i marrin seriozisht të gjitha fjalët e ëmbla që do ju thonë sepse mund të lëndohen më pas. Financat do vazhdojnë të mbeten të paqëndrueshme prandaj matuni disa herë para se të kryeni çdo lloj shpenzimi.
Luani
Do bini dakord për çdo gjë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni gati për të hedhur edhe hapa më të rëndësishme me të. Beqarët gjithashtu do jenë me fat dhe do e gjejnë shpirtin e tyre binjak me të cilin do dashurohen ashtu si do e ndiejnë. Financat nuk do jenë nëgjendjen me të mirë të mundshme, por me pak më shumë maturi dhe përkujdes do arrini atje ku keni dashur.
Virgjeresha
Edhe sikur të jeni të tejmbushur me punë mos e lini asnjë moment pas dore partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Ai do ketë vërtet nevoje për ngrohtësinë, dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Beqarët do fillojnë pa kuptuar një histori të bukur krahasuar me përrallat. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë nga sjellja juaj me to, shpenzimet dhe mënyra sesi do i menaxhoni do varet e ardhmja e tyre.
Peshorja
Ditë e stuhishme ka për të qenë .kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje . Beqarët do kenë personalitet të fortë dhe nuk do bien pre e çdo taktike joshjeje. Për financat është një ditë mjaft e favorshme dhe ju mund të bëni edhe transaksione ose të shlyeni borxhet.
Akrepi
Sot do bëni çdo gjë për partnerin tuaj ju të dashuruarit dhe marrëdhënia në çift do ketë vetëm përmirësime. Edhe ata që kanë pasur disa mosmarrëveshje do ndihen më të qetë. Beqarët do bëjnë të pamundurën për t’u afruar me dikë që pëlqejnë, madje për këtë mund të rrezikojnë edhe një miqësi të vjetër. Me shpenzimet do jeni tej mase të kujdesshëm e të matur kështu që situata do mbetet e kënaqshme
Shigjetari
Ditë mjaft sensuale do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Shpesh do ndiheni aq mirë në krahët e partnerit tuaj saçe do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Beqarët do e harxhojnë kohen me gjera të kota dhe nuk do i përkushtohen aq sa duhet kërkimit të dashurisë. Në planin financiar gjendja ka për të qenë përgjithësisht e qëndrueshme.
Bricjapi
Duhet të lini çdo gjë tjetër pas dore gjatë kësaj dite dhe t’i përkushtoheni atij që keni në krah. Nëse nuk e bëni këtë ka rrezik që marrëdhënia mes jush të fillojë të ftohet dalëngadalë. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe rrahjet e zemrës do jenë të forta nga të dy palët. Në planin financiar ,shpejt keni për të mbetur me xhepat bosh.
Ujori
Ditë normale do jetë kjo e sotmja për juve që jeni në një lidhje. Do keni edhe ndonjë debat të vogël me partnerin, por nuk do mungojnë as momentet e këndshme. Beqarët duhet të tregohen shumë më të kujdesshëm sepse asgjë nuk është ashtu si duket në pamje të parë. Në planin financiar do ecni me strategji sot dhe gjendja për fatin e mirë do jetë goxha e stabilizuar.
Peshqit
Falë vizitës që do bejë Venusi, ata që janë në një lidhje nuk do ndihen aspak të trishtuar sot. Në program do jetë harmonia, sensualiteti dhe çastet romantike. Beqarët nuk do kenë asgjë më tepër sesa disa flirte pa ndonjë rëndësi të madhe. Në planin financiar nuk do kenë vështirësi të mëdha, megjithatë serish duhet të tregoheni të kujdesshëm në mënyrë që të mbroni edhe të ardhmen.