1-Dashi (21 mars-20prill)
Ka mundësi qe disa prej jush te kalojnë një dite te mërzitshme sot. Shpesh do ju duket sikur partneri nuk i kupton ose sikur kërkon shume prej tyre, por ne fakt është tërësisht e kundërta. Beqareve do ju ndryshoje gjithë rrjedha e gjerave pas një njohjeje interesante qe do kenë gjate një darke miqësore apo gjate një ceremonie ku do marrin pjese. Buxheti do jete tej mase i mire dhe nuk do keni asnjë tronditje.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Venusi dhe Plutoni do bëhen bashke gjate kësaj dite për t’iu ofruar momente fantastike. Ne çdo moment do përjetoni emocione te veçanta. Nëse jeni beqare, do jene serish planetët ata qe do krijojnë kushtet e duhura për te realizuar njohje interesante. Ne planin financiar do jeni me shume fat prandaj gjendja do filloje te përmirësohet ne mënyrë te habitshme.3-
Binjakët (22 maj-21 qershor)
Do jeni mjaft romantike sot ju te dashuruarit dhe do e bëni partnerin te ndihet vërtet si neper ëndrra. Ne çdo çast do ndiheni te plotësuar dhe do doni qe e gjithë jeta ta ishte e tille. Beqaret do takojnë persona te përshtatshëm për te krijuar një lidhje, por nuk duhet te nxitohen për te hedhur hapa. Ne planin financiar keni për te qene te arsyeshëm dhe nuk do keni tronditje.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Dite e ngrohte dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj debati apo mosmarrëveshjeje me partnerin. Beqaret nuk do duan te bëjnë asnjë lloj ndryshimi ne jetën e tyre sentimentale sepse do kenë frike mos lëndohen. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm për aq kohe sa ju tregoheni te kujdesshëm me çdo lloj hapi..
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Përkushtojuni me tepër partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse nëse nuk e bëni keni për ta humbur atë pak e nga pak. Dikush tjetër ka kohe qe ju vrojton dhe po pret momentin qe ju te gaboni. Beqaret do kenë një dite tërësisht normale dhe pa ndonjë gjë te veçante. Ne planin financiar do keni humbje te mëdha nëse mbyllni sytë kur te kryeni shpenzime.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Sot do e shfrytëzoni çdo moment kur te jeni pranë partnerit tuaj ju te dashuruarit dhe do i shprehni pafund ndjenjat tuaja. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës dhe deri ne fund te ditës do arrijnë te bëjnë për vete dike te veçante. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe do ndikoje negativisht dhe mund te sjelle tronditje goxha te mëdha. Beni shume kujdes.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Keni kohe qe keni probleme e debate me partnerin tuaj? Nuk ndani me te njëjtat mendime si dikur për shume çështje? Edhe sot do jete një dite e turbullt dhe me mosmarrëveshje te njëpasnjëshme. Beqaret do jene shume te sinqerte me personat qe do takojnë dhe ky do jete një plus i madh. Ende nuk ka ardhur koha qe ata te hedhin hapa. Financat do jene te mira.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Sot gjerat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm ne jetën tuaj ne çift dhe do mund te merrni fryme lirisht. Nuk do keni aspak probleme apo mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do kenë një dite fantastike edhe pse nuk do fillojnë një lidhje. Familjaret do ju përgatisin surpriza te paimagjinueshme. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa pa qene shume vone.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Do jeni te duruar, te matur dhe pozitive sot ju te dashuruarit prandaj marrëdhënia ne çift do ece me se miri. Partneri do ua njohe te gjitha meritat dhe ne mbrëmje do kaloni çaste romantike. Beqaret do kenë disa probleme ne pune dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek jeta sentimentale. Buxheti nuk do jete katastrofik, por gjithsesi jo ashtu di e prisnit.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik te jete mediokre sot. Asgjë nuk ka për te ecur mire dhe intrigat do mbizotërojnë tek te dy palët. Beqaret do kenë plot njohje, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Ne planin financiar do jeni me te logjikshëm kësaj here dhe do e mbani situatën nen kontroll gjithë kohës.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Jeta juaj ne çift do jete e kënaqshme sot dhe për asnjë çast nuk do keni për çfarë te qaheni. Ne mbrëmje do jeni edhe me te qete dhe do e shfrytëzoni ne maksimum praninë e partnerit. Beqaret do fillojnë romanca shume te bukura dhe emocionuese. Ne planin financiar do jete Neptuni ai qe do ndikoje pozitivisht dhe do ju nxite ta përmirësoni situatën.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Do ndiheni jashtëzakonisht mire sot pranë partnerit tuaj dhe do bëni te pamundurën qe te qëndroni çdo moment pranë tij. Sot mund te bëhen edhe deklarata te forta e mund te merren vendime. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fillojnë një lidhje pasi ende nuk do ndiheni shpirtërisht gati. Me shpenzimet do jeni me te arsyeshëm prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme.