1-Dashi (21 mars-20prill)
Sot mos ndërmerrni asnjë veprim për të filluar një aktivitet të ri ju që jeni në një lidhje. Nuk do të keni mundësi dhe kohë ti përkushtoheni dhe mund ta lini në mes. Beqarët edhe pse do mundohen shumë nuk do arrijnë të gjejnë personin e duhur. Financat do vijnë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Sot duhet të mendoni vetëm për rrethin e ngushtë të miqve dhe familjarëve tuaj, të cilët ju bëjnë të ndiheni mirë në çdo moment. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe disa mund ta gjejnë veten edhe në një lidhje dashurie. Financat nuk do kenë probleme, gjithsesi rekomandohet që të shpenzoni me maturi.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Të lindurit e kësaj shenje edhe pse nuk janë shumë tipa që përshtaten me ndryshimet, sot do t’ju duhet të dorëzohen. Do hiqni dorë nga zakonet e vjetra sepse kjo është edhe dëshira e partnerit. Beqarët nuk do duan aspak të bëjnë ndryshime sepse e adhurojnë jetën që kanë. Financat do pësojnë krisje, pasi do shpenzoni pa i bërë mirë llogaritë.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Duhet të luftoni më shumë për gjërat tek të cilat besoni dhe të bindni njeriun që keni përkrah se me pak mundim mund të arrihet gjithçka. Beqarët duhet të tregohen më realistë nëse duan të ndryshojnë statusin. Në planin financiar ditët e vështira i keni lënë pas krahëve, tani është koha për të shpenzuar.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Dita do të jetë përgjithësisht pozitive dhe e mbushur me lajme të mira që kanë të bëjnë me shtimin e pasurisë dhe të ardhurave. Parashikohen takime intriguese të cilat mund t’iu vënë në testim, ndaj kontrolloni veten. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm dhe do shmangni problemet.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
Ditë e favorshme dhe plot dritë për ju, ndaj mundohuni të shmangni konfliktet me familjarët, të cilat mund të shkaktojnë mëri. Beqarët me shumë mundësi do takojnë personin që kanë ëndërruar prej kohësh dhe jeta do ju ndryshojë. Situata financiare paraqitet më së miri, kështu që mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim më tepër.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Disa çështje familjare sot kërkojnë pak më tepër impenjim nga ana juaj, nuk duhet ti neglizhoni më siç keni bërë më përpara. Beqarët do jenë të bekuar nga yjet kështu që jeta ka për t’iu ndryshuar përgjithmonë. Financat do jenë të mira, mundësi edhe për të shpenzuar.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Po tentoni të sqaroni keqkuptimet e mëparshme me partnerin, kjo është një gjë mjaft e mirë dhe do t’ju rikthejë harmoninë mes jush. Beqarët do kenë një ditë me fat dhe të mbushur me takime mjaft interesantë dhe premtues për të ardhmen. Financat do dini si ti mbani nën kontroll dhe larg problemeve.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Nëse nuk mund të ndryshoni dot disa gjëra në rendin e ditës do t’ju mbeten akoma punë të pa mbyllura. Duhet një riorganizim i ri i punës, në mënyrë që të gjeni kohë edhe për njeriun e zemrës. Beqarët do dinë si ta bëjnë për vete personin që prej kohësh e pëlqejnë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Kjo është një periudhë paksa e vështirë, e mbushur me të papritura dhe befasi, të cilat duhen menaxhuar me kthjelltësi, nëse doni që t’i ktheni gjërat në favorin tuaj. Nxirrni në pah objektivat që keni, në mënyrë që të përmirësoni situatën tuaj. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të ndryshuar statusin, kështu që do refuzojnë ftesat për takime. Në planin financiar pritet të përballeni me disa probleme serioze.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Të lindurit e kësaj shenje edhe pse janë tipa kuriozë sot nuk mund të shkoni të kërkoni llogari për çështje që nuk kanë të bëjnë fare me ju. Partneri do t’ju kritikojë për sjelljen tuaj. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara kur bëhet fjalë për të ardhmen sepse mund të lëndohen. Financat do i keni nën kontroll, asgjë për tu shqetësuar.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Familja ju ka mbërthyer sot dhe çdo moment i kaluar me personat tuaj të afërt po ju shijon pa fund, do të donit ta përsërisnit më shpesh këtë ditë. Beqarët do kalojnë një ditë të bukur të mbushur me takime interesante, por nuk duhet të nxitohen në marrjen e vendimeve. Financat dhe investimet shkojmë më së miri.