22:48 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 27/12/2016

07:01 | 27/12/2016
në Horoskopi, Te Gjitha
0
HOROSKOPI 22/12/2016

1-Dashi (21 mars-20prill)

Diplomatë dhe mjaft të matur në sjellje  do të jeni sot dhe do të zgjoni respektin e partnerit që deri dje nuk e ka besuar se mund ta bënit këtë lloj komunikimi. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat dhe të përshtatshme për të hedhur hapa që lidhen me të ardhmen e tyre. Financat nuk parashikohen problematike, gjithsesi kërkohet maturi nga ana juaj.

2-Demi (21 prill-21 maj)

Miqtë do të jenë mbështetja më e mirë gjatë ditës dhe ata që do ju japin këshilla të sakta se si të kaloni një çështje zemre apo problemet me partnerin. Beqarët atëherë kur se presin do takojnë një person për të cilin do ju rrahë zemra fort. Financat do jenë mjaft të mira edhe për të shpenzuar, nuk do të ketë vend për shqetësime.

3-Binjakët (22 maj-21 qershor)

Keni një akumulim stresi sot për shkak të intensitetit  së ditëve të fundit në punën tuaj ashtu edhe në familje. Partneri do t’ju qëndroj pranë dhe do t’ju ndihmojë për të zgjidhur situatën. Beqarët do jenë të pushtuar nga ndjenja e mërzisë dhe nuk do kenë dëshirë të dalin në takime. Financat do arrini ti mbani nën kontroll falë menaxhimit tuaj.

4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)

Nëse i keni idetë tuaja të  qarta tregoni kujdes në ato që thoni se mund të bien në kundërshtim me idetë tuaja. Nuk do të jeni shumë oratorë të mirë gjatë kësaj dite. Beqarët nuk do jenë ende gati për të filluar një lidhje dhe nga ana tjetër nuk do e ndiejnë vetminë falë miqve të tyre. Financat do vijnë duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë.

5-Luani (23 korrik-22 gusht)

Dashuria është kryefjala e ditës së sotme për ju të dashuruarit. Edhe pse ka shumë njerëz kundër ndjenjës tuaj,  ju do të vazhdoni i vendosur në rrugën e zgjedhur. Beqarët nëse nuk duan të hedhin hapa të gabuar duhet të tregohen të duruar para se të vendosin për të ardhmen. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)

Po fajësoni partnerin  për problemet tuaja kur në fakt duhet të shikoni nga vetja. Gjërat mund ti shihni në mënyrë më racionale. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe pa kuptuar do nisë t’ju rrahë zemra fort. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk parashikohen probleme.

7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)

Ndjeheni mjaft mirë në shoqërinë e partnerit  sot, saqë do dëshironit të braktisnit punën dhe të qëndronit në shtëpi pranë njeri- tjetrit duke harruar cdo gjë tjetër. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin, nuk do kenë fat për të krijuar një lidhje. Financat do jenë të qëndrueshme.

8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)

Gjendja emocionale nuk është ajo që do të dëshironit,  ju që jeni në një marrëdhënie, por këtë periudhe festash nuk duhet të mendoni për gjëra negative. Qëndroni optimist dhe pozitivë. Beqarët do jenë sensualë dhe do arrijnë të bëjnë për vete këdo që pëlqejnë. Financat do vinë duke u përmirësuar nëse i menaxhoni të ardhurat me kujdes.

9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)

Sot nuk ndjeheni mirë nga gjendja shëndetësore dhe kjo do të ndikojë edhe në anën emocionale. Do të nervozoheni edhe për gjërat më të vogla me njeriun e zemrës. Beqarët do realizojnë takime të rëndësishme sot dhe shumë prej tyre mund ta gjejnë veten edhe në një lidhje dashurie. Financat do jenë të mira, mund të kryeni shpenzimet e nevojshme.

10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)

Gjatë kësaj dite do planifikoni një udhëtim me njeriun e zemrës dhe do të dini ta shfrytëzoni në maksimum këto pushime që do të bëni. Beqarët do kenë disa takime interesante, por gjithsesi mirë do jetë të mos nxitohen për të hedhur hapa. Financat do i keni nën kontroll, mundësi të mira edhe për të bërë disa udhëtime.

11-Ujori (21 janar-19 shkurt)

Keni nevojë për pak qetësi dhe më shumë argëtim ju të dashuruarit për të harruar ngarkesën e madhe në punë që ju karakterizon gjithmonë këtë periudhë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me fat dhe takime interesante. Pa e kuptuar as vetë do takojnë një person për të cilin do tëheq vëmendjen. Financat do jenë të stabilizuara.

12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)

Po shihni me imtësi se çfarë ndodh rreth jush dhe nuk dëshironi të bëheni pjesë e kompromiseve të ulëta. Nëse do jua kërkojnë mund të përgjigjeni. Beqarët do realizojnë takime pa fund, por mundësitë që do ju jepen sot do jenë vetëm për aventura kalimtare. Financat do jenë të mira, nuk keni pse shqetësoheni.

Etiketa: horoskopishenjat
Pas

Kros zgjidhet “Lojtari më i mirë i vitit” në Gjermani (FOTO)

Para

MOTI 27/12/2016

Para
PARASHIKIMI I MOTIT 22/12/2016

MOTI 27/12/2016

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.