1-Dashi (21 mars-20prill)
Keni nevojë për pak qetësi dhe më shumë argëtim ju të dashuruarit për të harruar ngarkesën e madhe në punë që ju karakterizon gjithmonë këtë periudhë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me fat dhe takime interesante. Pa e kuptuar as vetë do takojnë një person për të cilin do ju rrahë zemra fort. Financat do jenë të mira.
2-Demi (21 prill-21 maj)
Po gjeni cfarë do lloj justifikimi për të shtyrë një detyrë që duhet ta mbyllnit përsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Gjithsesi përgjegjësia përsëri do të bjerë mbi ju. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxitura që kanë në dorë fatin e tyre në të ardhmen. Financat do të jenë të mira, do të keni mundësi edhe të shpenzoni në këtë kohë festash.
3-Binjakët (22 maj-21 qershor)
Po përballoni më së miri ngarkesën e ditës dhe në orët në vijim vendimet që do të merrni ju të dashuruarit do të reflektojnë gjendjen tuaj. Beqarët do kenë një ditë monotone dhe do preferojnë të mbyllen në dhomën e tyre larg syve të njerëzve. Në planin financiar priten përmirësime, kjo falë masave që keni ndërmarrë këto kohë.
4-Gaforrja (22 qershor-22korrik)
Nuk doni të hiqni dorë nga planet që keni bërë për sot ju të dashuruarit, kështu që do të impenjoheni që gjithçka të shkojë sipas variantit tuaj. Beqarët do realizojnë takime interesante por një forcë e brendshme do i pengojë të hedhin më shumë hapa. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll.
5-Luani (23 korrik-22 gusht)
Nëse zgjoheni herët sot do ta merrni ditën më me optimizëm dhe do të arrini të zgjidhni çdo problem që mund t’ju dalë përpara, qoftë edhe me njeriun e zemrës. Beqarët do tregohen mjaft joshës për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar do jeni me fat dhe do keni mundësi të mira për të shpenzuar.
6-Virgjëresha (23 gusht-23 shtator)
E rëndësishme është të jeni vetvetja ju që jeni në një marrëdhënie, por kjo nuk do të thotë të përshtateni me të tjerët dhe të mundoheni të ndryshoni karakterin tuaj. Beqarët do kenë takime pa fund por një person do i tërheqë vëmendjen dhe do i bëjë t’ju rrahë zemra fort. Në planin financiar situatën do e mbani nën kontroll.
7-Peshorja (24 shtator-23 tetor)
Sot mund ta shfrytëzoni qetësisht kohën tuaj të lirë, duke biseduar me njeriun e zemrës ose duke ftuar dikë që nuk e shihni prej kohësh për drekë. Beqarët do jenë të bllokuar nga puna dhe nuk do kenë hapësira për të menduar për dashurinë. Në planin financiar fati do jetë përkrah jush.
8-Akrepi (24 tetor-22 nentor)
Ndonjë çështje e vogël e pazgjidhur me partnerin mund t’ju irritojë shumë sot. Duke parë dhe gjendjen tuaj të ndjeshme këto kohë, do të përjetoni mjaft stres. Beqarët pa e kuptuar do e gjejnë veten në një lidhje dashurie me të cilën do ndjehen të plotësuar. Financat do jenë të qëndrueshme,mund të bëni dhe ndonjë investim të vogël.
9-Shigjetari (23 nentor-21 dhjetor)
Vërtet mund të keni gabuar në të kaluarën por kjo nuk do të thotë që do të vazhdoni ta përsërisni. Partneri që ju mbështet nuk do ta vërë re këtë detaj. Beqarët do kenë ftesa të shumta për takime, por do i refuzojnë pasi nuk ndihen ende gati për ndryshime. Financat do jenë goxha të mira, do kenë ndikimin pozitiv të disa yjeve.
10-Bricjapi (22 dhjetor-20 janar)
Keni ndjekur një këshillë të gabuar që ju dhanë ju të dashuruarve dhe tani jeni penduar. Ju ishit nisur në mirëbesim, megjithëse të tjerët përfituan. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të krijuar një lidhje nuk do kenë ditën e tyre me fat, prandaj më mirë të presin dhe pak. Në sektorin financiar do të keni probleme, duhet të tregoni kujdes.
11-Ujori (21 janar-19 shkurt)
Qëllimet tuaja janë të dukshme nga të tjerët kështu që askush nuk do të zihet në befasi nga ato që mendoni ose bëni. Beqarët bëjnë mirë të mos marrin asnjë vendim që lidhet me të ardhmen e tyre sepse mund të lëndohen keq. Financat do arrini ti stabilizoni dhe nuk do keni arsye pse të shqetësoheni.
12-Peshqit (20 shkurt-20 mars)
Neglizhimi i disa çështjeve praktike sot mund të vënë në rrezik gjithçka keni organizuar deri më tani. Duhet të sqaroni keqkuptimet me partnerin tuaj. Beqarët do takojnë shumë persona të rinj, por mundësitë për të krijuar lidhje do jenë vetëm kalimtare. Financat për fat të mirë nuk do kenë probleme, do arrini ti përmirësoni.