Xhonatan Islami është konkurrenti që la sonte “Big Brother VIP 2”, pas një jave qëndrimi në shtëpi.
Në nominim përballë Efit, Luizit dhe Armaldos, Xhoni është konkurrenti më pak i preferuar nga publiku, duke mbyllur kështu, më shpejt se sa e kishte menduar, eksperiencën nnë “BBV”.
Javën e kaluar, “Vëllai i Madh” nxorri automatikisht në nominim Xhonin, si dënim për shkeljen e një ndër rregullave kryesore të programit. Sapo u bë pjesë e shtëpisë. Ai i dha Oltës informacione nga jashtë, duke ndikuar në lojën e saj.
Banorët e mësuan sonte gjatë spektaklit se në nominim ishte dhe Xhoni, pasi “Vëllai i Madh” i kërkoi atij ta mbante sekret.
Discussion about this post