olicia e Shtetit ka bërë me dije se është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Çopja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan.
Ai është dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Apelit në Durrës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Bëhet fjalë për ngjarjen e regjistruar në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ku Hajdar Bako së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.