Kompozitori Limos Dizdari teksa e ka quajtur veten një të majtë ekstrem ka folur sot në takimin që kryedemokrati Basha ka zhvilluar me artistët dhe shoqërinë civile që është shprehur në mbrojtje të godinës së Teatrit.
Disdari e ka quajtur këtë nismë të Bashës si një fillim të mbarë, por nuk ka lënë pa shigjetuar ato cfarë ai mendon se nuk shkojnë si duhet, që nga oligarkët që thotë se kanë dalë edhe nga ky kah, tek mungesa e emrave të rëndësishëm që sipas tij kanë pasur benefite të mira nga angazhimi politik e më pas kanë parë vetëm interesin e tyre.
Ai ka komentuar edhe vendimin e PD për djegien e mandateve, duke e quajtur atë një gjest të madh, si momentin e fundit të përballjes me murin. “Por pse të huajt janë kaq kundërshtarë të këtij vendimi, unë jam shumë kurioz ta di”- ka thënë ai.
Pjesë nga fjala e Dizdarit:
I gjori ju Basha cdo hiqni, pasi keni probleme shumë të mëdha, por ky është një fillim i mbarë që doni mbështetjen e mendimit, është vërtete me vlerë të vecantë. Mesa di unë në data basën tuaj si PD keni pasur shumë emra të mëdhenj, me benefitett e tyre, ata nuk i shoh asgjëkund, nuk i ndjej asgjëkundi, takohem me ta dhe ndihem keq unë se bëj fajtor veten si u gjeta në këtë udhëkrqyr që të përballemi. Këmbejmë ndinjë salutim të ftohtë aspak dashamirës, por një buzëqeshjen që ngjan me ngërdheshjen, nuk është nevoja ti them emrat.
Ata kanë përftime të mëdha nga PD. Unë nuk kam qenë xheloz, por tani jam maksimalisht i pakënaqur nga qëndrimi i tyre, kjo nuk është hakmarrje, por të themi të vërtetat në sy, nuk ka pse të gjithë ata njerëz që PD i ka parë si me kontribute të rëndësishme që mund të përconin ide e angazhime të favorshme në interes të popullit, ata kanë parë interesin e tyre personal. Kjo ndodh se partitë kanë marrë pamjen, kam qenë edhe unë pjesë e rëndësishme e partisë, por kam thënë e kam qenë plotësisht i bindur se kjo ka ndodhur se fajin e kanë partitë.
Ka qenë dhe mbetet si element bazë që partitë janë alternativa të mëdha për shoqerinë e po nuk qenë të tilla, janë klube interesash të rëndomta pastaj. Pse jam këtu është që edhe përftoj keqardhje të vogël jam i vetmi në vitet përpara që sa shkeli 2000 që dola kundër prishjes së teatrit, unë atëherë mbaja poste të rëndësishme politike, isha zvkryetar i komisionit të Arsimit në Kuvend, përfaqësoja shumicën në komision, pakica përfaqësohej nga Bardhyl Londo. Unë nuk e shoh, më vjen keq se kam vend për ta falënderuar dhe e falënderoj.
Atëherë kur Rama ishte Ministër i Kulturës donte ta prishte Teatrin, ishte legjitime, protesta e aktorëve ishte e madhe, duhet ta them se duhet ta dini, e kërkonte me insistim dhe unë e pyesja me c’lekë do ta bësh se bie miu dhe thyen kokën, e ai më tha; Më ka premtuar qeveria greke dhe kryeministri i Greqisë që do ma japë lekë.
Unë i thashë, që nga fshati yt, (Vunoi) është po ajo këngë që është në fshatin tim: Mblidhuni moj gra më qani burrin se unë po iki në dasëm.
Për 17 vjet Teatri nuk u prish, kur Nano si politikan shumë i mirë, megjithë ministrat donin të prishej, dhe do më mbushnin mendjen mua, ne si komision vendosëm që nuk do prishet, sherr nuk bëja me Bardhyl London, por debat.
Ca ndodh sot, teatri po prishet, por këta oligarkët kanë mbirë edhe në brezin tuaj, do doja të ishte këtu Petrit Fusha që i ankohem se më është dëmtuar pronësia ime intelektuale, ca të bëj unë, të qaj?
Do doja të ishte këtu, Clirim Gjata, të na dëgjonte se ju ka përfaqësuar. Ka shumë oligarkë që flasin, po të kujt janë, nga ky data base kanë dalë. Hallet e tua kryetar, janë shumë të mëdha, nuk di si do ta përballoni, por rruga që keni filluar shpresoj të jetë më e mira.
Ne jemi dembelë, shpërdorues të kohës dhe vetvetes, kemi memorie të shkurtër, na mungon e kuqja në kutinë e makiazhit si thoshte Prokop Mima, pra nuk na bën përshtypje shumë që na fyejnë e na tallin.
Do ta pretendoja që mes nesh, të bëheshin takimet dhe të marrin pjesë të gjithë. Të kuqe e blu, pa më ardhur turp unë vij jo si parti politike, por me kënaqësi se ka burra të mençur, ka edhe më pak të mençur, zor se gjen budallenj në Shqipëri. Por njerëz të shquar si Kadare, Miklani, Zaganjori, Inva Mula, Ciko, Turku, Londo, Filip Cakuli etj.
Unë nuk kam qenë as në data basen tuaj as në ambasada, më ka mjaftuar vetja ime, unë vij me kanaqesi jo për të sharë qeverinë, se e kemi për detyrë të mos e shajmë, por për të thënë të vërtetat që ajo ca është është. Mollët e këqija duhen hequr dhe ato që sapo kanë filluar duhen pastruar.