Një subjekt privat ka rënë pre e grabitjes këtë të dielë në qytetin e Patosit. Të dhënat e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit.
Vetë pronari i subjektit në fjalë, Medi Kurteshi ka treguar se autorët kanë vjedhur dy automjete, një “Audi” e një “Land Rover”, 2800 euro dhe 60 000 lekë të reja, të gjitha në pronësi të tij ndërkohë që konstaton se në subjekt janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
Kurteshi shprehet se ngjarjen e ka denoncuar menjëherë në polici, pas konstatimit mengjesin e sotëm duke sqaruar se nuk ka asnjë konfikt të mëparshëm.
Për të zbardhur ngjarjen, nga ana e policisë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa paraprakisht mendohet që mund të kenë qënë më shumë se dy autorët e kësaj ngjarje.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.