Vetëm një orë para fillmit të senacës plenare janë mbledhur Grupet Parlamentare të dy partive opoztare në vend. PD dhe LSI kanë mbledhur grupet e tyre parlamentare. Megjithatë nuk janë bërë të ditura detaje në lidhje me mbledhjet.
Kujtojmë që sot në orën 10:00 do të fillojë seanca plenare pasi Edi Rama do të prenzantojë programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
“Për rreth 30 minuta do paraqes në Kuvend sintezën e programit qeverisës në nisje të debatit për votëbesimin e qeverisë së re ERTV Live”, shkruan Rama në Twitter.
Rama ka nënvizuar disa ditë më parë se në 4 vitet e ardhshme të tij që qeverisjes do të ketë një rritje ekonomike mbi 5% në 2019.
“Gati për të nisur rrugën e re.Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët&biznesin.Fuqizim i shërbimeve.Rritje ekonomike mbi 5% në 2019”. u shpreh Rama.
Sjellim në vëmendje që vetëm dy ditë më parë u votua në parlament Grmoz Ruçi, si kryetar i Kuvendit. Ai mori 80 vota, dy prej të cilave ishin nga PD.
(J.V/Shuplaka)