Është identifikuar shqiptari, të cilit ditën e djeshme, dy persona i bënë atentat teksa ai ishte duke shëtitur në një nga plazhet e Italisë.
Sipas mediave italiane, shtetasi shqiptar është Selavdi Shehaj, 38 vjeç, i cili ishte shoqëruesi i pronarit të plazhit “Bora Bora Beach”.
Shehaj është një person me precedentë penalë dhe sapo kishte mbaruar dënimin e një arresti shtëpiak. Mësohet se më parë kishte qënë i dënuar për trafik droge.
Edhe hetimet e policisë janë duke u përqëndruar në të shkuarën e tij. Kujtojmë se dy burra të maskuar dhe të armatosur mbërritën me “skuter” në afërsi të plazhit, në orën 10:30 të ditës së djeshme dhe më pas njëri prej tyre qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit.