Një i ri 20 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë pasi kërcënoi një të mitur, 17 vjec nga Milano. Ai i vuri thikën në fyt duke i thënë: “Më jep paratë ose të marr jetën”. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në Riccione të Italisë.
I riu shqiptar siguroi 150 euro nga kërcënimi dhe u largua me bicikletë drejt bregdetit, për të rënë më pas në duart e policisë. Falë një tatuazhi shqiponje në dorë, u zbulua menjëherë identiteti i tij.
Ai akuzohet për grabitje dhe u dërgua në burg, ndërsa mbetet në pritje të seancës së vlerësimit të masës së sigurisë. Paratë, të gjetura në pantallona të shkurtra, iu kthyen pronarit.(A.M/Faxweb.al)