Ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Burime zyrtare raportuan se Saimir Ferko, banues në fshatin Ade të Fierit ishte dënuar me 1 vit burg për këtë vepër penale.
DETAJE:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Saimir Ferko, 23 vjeç, banues në fshatin Ade, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 03.04.2017, e ka dënuar atë me 1 një vit burg për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.