Ekonomisti Dritan Shano ka folur në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore ku u vendos që zgjedhjet e ardhshme do të jenë të njëjta dhe më pas do të ndryshojnë sipas draftit të ri. Sipas Shanos, ky sistem zgjedhor bërtet për votën ku i vetmi që fitoi ishte Rama me atë që e cilëson “pjellën e vet”.
Shano shton se njerëzit nuk kanë më besim tek vota, ndaj nuk hezitojnë që ta shesin për atë që dëshiron të bëhet “mbret”.
“Ky njeri (Rama), javën që shkoi ruajti pjellën e vet se çfarë duhet të zgjedhin shqiptarët. Duhet të njohë që votimin biometrik, ndryshimi i Kolegjit Zgjedhor dhe i KQZ janë të gjitha element shumë pozitivë që tentojnë drejt krijimit të një menaxhimi të post votimit të besueshëm, sa më transparent dhe sa më pak të konstestuar. Kjo është një gjë që nuk ka lidhje në esencë me lirinë e votës, lirinë e zgjedhjes së qytetarit.
Sistemi i sotëm zgjedhor bërtet dhe ulëret për votën. Ngjarja nuk ndodh atje, ngjarja ndodh kur kryetarët e partive mbyllen një natë më para dhe shkruajnë emrat që duan ata. Përveç se bëjnë zgjedhjen personale, po i manipulojnë ose shtrënguar shqiptarët për ata që ndoshta nuk duan.
Pse na detyron për hir të një bindje politike, na e shtrëngon votën, e shtrembëron, ia përdredh qafën votës aty ku do ti. Ky është problemi i parë dhe arsyeja përse shqiptari e shet votën. Thonë me këtë sistem e keni bërë të pavlefshme, a ti nxjerr ndonjë lekë unë. Çdo qytetar e di që me atë 50 mijë lekësh nuk nxjerr dot tre ditë. Por thotë, meqë ke qejf të bësh mbretin, unë po marr ndonjë lekë. Në të gjithë këtë marrëveshje fitoi ai që kishte pjellën e vet.
Sistemi elektoral zgjedhor nuk të lejon të krijosh frymë sepse qytetari ndihet i vjedhur. Automatikisht kjo e bjerr nga fryma dhe ne, flas për PD, kemi një listë deputetësh për të cilën nuk kemi ndonjë krenari të vecantë”, tha Shano.(A.M/Faxweb.al)