Shpëtim Idrizi ka pasur një deklaratë me tone të forta gjatë ditës së sotme në protestën për Çamërinë pranë bllokut të ambasadave.
Idrizi i ka bërë thirrje Ramës, Metës e Bushatit që t’iu kthejnë dinjitetin shqiptarëve.
“Ne jemi këtu jo për të kërkuar prona, pasi Çamëria është atdheu ynë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa të ketë një falje publike nga ana e Greqisë për atë që është bërë me popullsinë tonë.
Ne do të qëndrojmë gjithnjë përballë dhe të fortë. Ne nuk kërkojmë që të ndryshohen kufijtë e shteteve, pasi ne jemi të parët që duam që marrëdhëniet mes dy vendeve të normalizohen.
Kërkesa e fundit është ajo e heqjes nga tekstet e librave të larg qoftë o zot, të emrit çamëri. Unë i bëj thirrje Edi Ramës, i bëj thirrje Ditmir Bushatit, i bëj thirrje Ilir Metës, i bëj thirrje zotit Basha që të paktën tiu sigurojnë dinjitetin qytetarëve shqiptarë.
Ne duam që të kthehemi në vatrat tona, dhe emrin Çamëri nuk do të mund ta zhdukni dot pasi është aq i vjetër sa vetë historia e shtetit Helen.
Harram ju qoftë shqiptarëve nëse e shohin Europën nga Athina”, u shpreh Idrizi.