Ilir Berberi një nga organizatorët e ngjarjes së Tushemishtit, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj hotel “Volorekës”, ka dal ditën e sotme para gjykatës ku i ështëv caktuar masa e sigurisëe. Në bazë të provave të mbledhura të cilat sipas organit të akuzës e implikojnë Berberin në ngjarjen kriminale, gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për 52-vjeçarin.
Ai u arrestua nga policia në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar. Gjatë operacionit për kapjen e tij u arrestuan edhe 3 bashkëpunëtorë: Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).
Dy ditë përpara arrestimit të tye u kap edhe bashkëpunëtori tjetër Mariglen Topuzi, duke e çuar numrin e të arrestuarve në 5 për 2 sulmet me armë të ndodhura brenda 7 ditësh në Hotel Voloreka.
Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.
Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.
Personat e tjerë si të dyshuar në ngjarje dhe bashkëpuntorë të afërt të Berberit gjithashtu të arrestuar nga policia ditën e sotme janë: Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës); Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës); Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”).