Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, ka ngritur zërin sot për abuzimin e parave nga Buxheti i Shtetit e konkretisht, për rreth 5 milionë euro dhënë një firme të vetme, e cila as nuk ka paraqitur projekt dhe as ka nisur ndonjë punë për ndërtimin e impiantit të mbetjeve të Fierit.
Për tokën ku do të ndërtohej ky impiant, banorët u ngritën në protestë. Ashtu sicc e kemi thënë edhe në lajme të mëparshme ende nuk ka nisur projekti i ndërtimit ndërkohë që kompania ka marrë paratë nga Buxheti i Shtetit.
“5 milionë euro përlahen nga taksat tona pa pasur as projekt dhe as fillim punimesh! Po për këtë, do të vetëmburret qeveriu sot tek aktiviteti për mbetjet? Ende nuk është caktuar vendi, ende nuk ka asnjë studim të detajuar, asnjë leje zhvillimore por ca qerratallarë po përlajnë 5 milionë pa bërë asgjë. Këtu është kalbur gjithshka”, shkruan Malltezi.
(E.K/Faxweb)