15:52 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Industria e birrës, në disfavor me importin, marka shqiptare në rrezik”

10:10 | 24/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Industria e birrës, në disfavor me importin, marka shqiptare në rrezik”

Industri të ndryshme në vend po përfitojnë nga efekti pozitiv i turizmit, duke regjistruar rritje të shitjeve. Në fakt, kjo nuk po reflektohet me birrën, një produkt që rëndom konsumohet nga turistët gjatë pushimeve.

Interesi për produktet vendase, përfshirë këtu birrën, është i madh nga të huajt, por për Stefan Pingulin nga Shoqata e Prodhimit Vendas të Birrës, marka shqiptare është në disavantazh.

Sipas tij, barazimi i akcizës mes prodhimit vendas dhe importit e bën çmimin jokonkurrues, duke e lënë këtë industri të rrezikuar për një prodhim gjithmonë e në tkurrje.

Pavarësisht interesit të bizneseve turistike, hotele me paketa “të gjitha të përfshira” apo bar-restorante, në fund të ditës, sipas z.Pinguli, ai që vendos është çmimi. Kostot e larta e bëjnë të pamundur një çmim të ulët për këtë industri, që i duhet të mbijetojë.

 

Turizmi është bërë një nga motorët që po mbështet edhe zhvillimin e industrive të tjera. Për shembull, kantinat e verës kanë pasur ecuri mjaft të mirë. Pse nuk po ndodh e njëjta gjë me birrën vendase?

Ne e kemi ngritur këtë problem prej kohësh. Prodhimi i birrës vendase, që është në sasi të pakët, vuan nga çmimet e larta që vjen si efekt i kostove. Që birra të bëhet konkurruese realizohet vetëm me diferencimin e prodhimit të vogël, në këtë rast prodhimit vendas me atë të madh, që është importi.

Diferencimi në prodhim nuk është diçka e re. E bëjnë vende më të fuqishme se ne si Gjermania, Belgjika, Franca apo edhe të tjera në Bashkimin Europian.

Vendosja e akcizës që barazoi prodhimin vendas me atë të huaj shkatërroi prodhimin vendas. Ne sot prodhojmë 30% më pak se dikur. Turizmi është i interesuar të ketë marka vendase që përfaqësojnë një traditë apo histori dhe për të cilat ka kuriozitet edhe nga të huajt por nga ana tjetër, sheh leverdishmërinë që ka dhe çmimin që i ofrohet.

Ka një konflikt mes kërkesës së turistit për prodhime vendase dhe pamundësisë për t’i gjetur ato në një pjesë të konsiderueshme të subjekteve turistike, për shkak se mbytet nga importi.

Kjo është një situatë fatale dhe askush nuk po e analizon me vëmendje për të dhënë një zgjidhje, ndërkohë që industria e birrës po rrëshqet në kaskadën e antiprodhimit. Askush nuk i sheh shifrat apo efektet. Na ka mbetur të bëjmë ironi me veten dhe t’i shesim fabrikën të huajve sepse të vetëm nuk po ia dalim.

 

Po bizneset turistike, hotele, bar-restorante, që kanë shërbimet “të gjitha të përfshira” apo edhe pa këto, a shfaqin interes për fabrikat vendase për të pasur një markë shqiptare birre?

Ne jemi të vetëdijshëm që një turist që viziton një destinacion ka kuriozitet dhe interes për produktet vendase dhe birra nuk bën përjashtim.

Madje edhe në cilësi, mendoj që birra vendase është në nivelin e kërkuar nga turisti, por ajo që na kufizon ne është ofrimi i një çmimi konkurrues përballë importit ku ne jemi në disfavor për shkak të kostove.

Në fund të ditës, për bizneset gjithçka është kërkesë-ofertë dhe çmimi më i mirë fiton. Sidomos në restorantet që kanë “all inclusive”, çmimi është ai që bën diferencën.

Nuk po e sheh askush të arsyeshme që në kushtet kur turizmi po rritet të shihen edhe industri të tjera që janë të lidhura me të sesi po ecin, të shihen kostot, të ndihmohet me rimbursimin e akcizës së naftës e TVSH-së së marketingut.

Këto do ta ulnin disi koston. Kështu siç jemi sot, birrat e huaja kanë avantazhe sepse kanë kosto më të ulëta, përveçse në vendet e tyre shteti merr përgjegjësi për mbrojtjen.

 

Si do ta përshkruanit sot gjendjen e industrisë së birrës sa u takon kostove dhe cila është humbja që ka ekonomia nga rënia e ndikimit të markave vendase?

Ne sot si industri po mbijetojmë me staf të minimizuar. Po përpiqemi të zbatojmë kërkesë-ofertën, në mënyrë rigoroze për të mos krijuar humbje dhe për të mos rritur çmimet. Barazimi i akcizës me prodhimin e huaj do të thotë akcizë trefish më të lartë se ajo që ka BE-ja sot.

Askush nuk po i sheh efektet dhe mendoj se në Shqipëri po vijon të bëhet ekonomi politike dhe jo politikë ekonomike. Një situatë e tillë çon në zhdukjen e markave të vendit, marka që kanë prodhimin nga fillimi në fund brenda territorit shqiptar.

Një industri që ka hyrë në pikiatë të pandalshme do të thotë më pak taksa në buxhetin e shtetit, më pak të punësuar, larmishmëri më të varfër në produkte vendase dhe nuk e ndihmon tendencën e emigrimit që është bërë problem./ Revista “Monitor”

 

Pas

“Zemrën e kam atje”, refugjatet shqiptare nga Ukraina ëndërrojnë lirinë

Para

Mbrojtja e Kosovës nga Tirana – lufta për pikë politike?

Para
Mbrojtja e Kosovës nga Tirana – lufta për pikë politike?

Mbrojtja e Kosovës nga Tirana - lufta për pikë politike?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, Gonxhja: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

E ardhmja e Joao Felix, një skuadër kërkon rikthimin e tij

Trafikonin kokainë me lëkurë gjedhësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg 3 të akuzuarit (EMRAT)

Aksident në Shëngjin/ U rrëzua nga automjeti gjatë shkarkimit të materialeve, përfundon te Trauma 49-vjeçari

Raporti i Parlamentit Evropian, reagon Kryeministria: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së! Jemi të përkushtuar për vijimin me reformat e nevojshme

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, nën hetim çobani 27-vjeçar nga Lushnja

Ishte shpallur i humbur prej disa ditësh, gjendet në gjëndje të mirë shëndetësore i moshuari në Kolonjë

Durrës/ Kishte zaptuar hapësirat publike në plazhin e ‘Shkëmbit të Kavajës’, nën hetim 42-vjeçarja! Sekuestrohen 120 çadra e shezlongë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.