Në harkun e pak ditëve, kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh fillimisht se “Shqipëria do të qëndrojë në krah të Kosovës edhe nëse gjërat vijnë deri në atë pikë sa të mos flitet më, por përdorimi i armëve dhe se çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”, e më pas presidenti i këtij vendi, Bajram Begaj, në mesazhin e urimit për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se Shqipëria do të jetë gjithmonë me Kosovën “edhe përballë çdo kërcënimi”.
Pse Tirana po mbështetet në retorikën e Kurtit për përgatitjen e një sulmi ndaj Kosovës? Kush do ta sulmonte Kosovën, duke marrë parasysh praninë e forcave të NATO-s, pra KFOR-it?
Teza se do të ishte Serbia, sipas mendimit të bashkëbiseduesve të portalit tonë, nuk qëndron. Pas fjalëve të kryeministrit shqiptar, ata në fakt shohin grumbullimin e pikëve politike në rajon, sepse Rama dhe Kurti, siç thonë ata, janë në garë për të qenë lider i të gjithë shqiptarëve.
Kryetari i Këshillit për Politika Strategjike dhe ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, thotë se nuk mendon se dikush në Tiranë “që ka të paktën pak tru” mendon në atë mënyrë që dikush planifikon të sulmojnë Kosovën, prandaj deklaratat e zyrtarëve shqiptarë në të cilat mund të ndodhë një gjë e tillë, shihen si funksion i nevojave të brendshme dhe rritjes së entuziazmit emocional tek qytetarët si në Kosovë dhe në Shqipëri.
Deklaratën e Ramës Shutanovaci e sheh si pjesë të luftës së brendshme se kush do të jetë udhëheqësi i të gjithë shqiptarëve.
“Albin Kurti nuk ka ambicie që kanë të bëjnë vetëm me Kosovën dhe Metohinë, por ato shumë më të gjera, të cilat kërcënojnë sigurinë e gjithë rajonit. Politika e tij ndaj serbëve, e cila praktikisht inicon emigrimin e përshkallëzuar të serbëve, është vetëm një pjesë e asaj që ai synon të bëjë. Në programin politik të partisë së tij, shkruhet qartë se avokon për një ‘Shqipëri të madhe’. Deri në momentin kur u bë kryeministër, madje edhe për një kohë si kryeministër, flamuri i Shqipërisë qëndronte gjithmonë pas tij kur jepte intervista. Prandaj, ai dëshiron të formojë një shtet të ri shqiptar, që ndoshta është aspiratë e një numri të madh të shqiptarëve në rajon. Megjithatë, ajo që është interesante dhe dëshira ime personale është që ai të jetë ai bashkues dhe ai të jetë lideri i të gjithë shqiptarëve. Në atë masë, Rama duhet t’i përgjigjet aspiratave të tij duke treguar se është një shqiptar i madh”, thotë Shutanovac .
Ai kujton se Shqipëria është në NATO, dhe se forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë nën mandatin e OKB-së, përkatësisht të KFOR-it.
“Serbia sigurisht që nuk ka aspirata ushtarake për ta pushtuar apo çliruar atë zonë ushtarakisht, sido që dikush ta përkufizojë atë” dhe e gjitha përfundon me retorikë që duhet të ngrejë ngarkesën emocionale të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe të largojë vëmendjen nga problemet thelbësore që ekzistojnë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Nuk mendoj se dikush në Tiranë që ka tru, mendon se dikush po planifikon të sulmojë Kosovën. Serbia definitivisht jo”, thekson Shutanovac.
Prandaj është retorika e një pjese të politikanëve shqiptarë, mendon ai, me synim ngritjen e tensioneve mbi baza kombëtare dhe emocione.
“Ai heroizëm se si do të shpëtojnë njëri-tjetrin është në fakt lufta e tyre e brendshme se kush do të jetë lideri i të gjithë shqiptarëve, siç e paralajmëroi Kurti në takimin e vitit të kaluar në Tetovë, ku thoshin se është kryeministër i të gjithë shqiptarëve të botës. Jam i sigurt se ka qenë shkas që Edi Rama të tregojë se është kryeministër më i madh i të gjithë shqiptarëve në botë se sa Kurti”, thotë Shutanovac.
Në mënyrë të ngjashme argumenton edhe Marko Blazhiq nga Qendra për Stabilitet Social, sipas të cilit kryeministri shqiptar Edi Rama pranoi lojën e Albin Kurtit për hir të pikëve politike për të konkurruar se kush do të udhëheqë një politikë më ekstreme dhe kush do ta promovojë veten si lider i shqiptarëve në Ballkan.
“Pas atij takimi në Tetovë kur Albin Kurti u promovua si lider i “Shqipërisë së madhe” dhe mbarëshqiptar, siç e quajnë ata, se më në fund do të përmbushte ëndrrën e Lidhjes së Prizrenit për një “Shqipëri të madhe”, Edi Rama është i detyruar dhe për fat të keq shohim se ka pranuar lojën e Albin Kurtit për të konkurruar se kush do të udhëheqë politikë më ekstreme, sepse një politikë e tillë ka mbështetjen e popullatës shqiptare si në territorin e Kosovës, por edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Rama u detyrua të pranojë këtë lloj loje për hir të pikëve politike dhe garës tashmë evidente – kush do të promovohet si lider i shqiptarëve në Ballkan, a do të jetë Albin Kurti apo Edi Rama”, thotë Bllazhiq./ Kosovo online