23:13 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Instituti i Studimeve Politike: Të nisë hetimi penal ndaj atyre që devijuan votat e 25 qershorit

17:21 | 14/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PDIU publikon VIDEON E RE: Si i grabisin sërish votat në mes të Tiranës

Instituti i Studimeve politike, u bën apel partive politike që të kallëzojnë penalisht numëruesit përgjegjës, për devijimin e votave.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve janë publikuar disa video nga kamerat e KQZ-së, ku shihet se si votat e një force politike i kanë kaluar një tjetër. Sakaq një ditë më parë, u zhvillua procesi i rinumërimit të 64 kutive të kontestuara nga PDIU dhe PS, ku pavarësisht se rezultati nuk solli ndryshime në rezultatin përfundimtar, rezultuan shumë parregullsi.

“Mbi bazën e fakteve të deritanishme KQZ, partitë politike dhe institucionet që përfaqësoni, të depozitojnë kallëzim penal pranë organeve të hetimit për të gjithë numëruesit përgjegjës për devijimin e votave dhe falsifikimin e rezultateve. Nëse kjo nuk ndodh, prokuroria të nisë hetimet mbi bazën e faktit publik dhe në dobi të interesit publik.”, deklaron drejtori ekzekutiv i ISP-së, Afrim Krasniqi.

DEKLARATA E ISP-së:

Të nderuar zonja e zotërinj,

Duke vlerësuar përpjekjet e institucioneve për të shënuar progres në të gjitha fazat e zhvillimit dhe administrimit të zgjedhjeve parlamentare 2017, në emër të Institutit të Studimeve Politike ju drejtohemi me kërkesën e mëposhtme:

Gjatë procesit të ri-numërimit të votave në disa qendra votimi në Tiranë, sipas kërkesës së subjekteve elektorale PS dhe PDIU, por edhe gjatë raportimeve të medias javën e fundit janë konstatuar raste të shumta të shkeljeve të Kodit Zgjedhor në fazën e administrimit të votave në Tiranë. Në më shumë se 60% të qendrave të verifikuara u gjetën devijime midis rezultatit të pasqyruar në procesverbalin e numërimit dhe gjendjes faktike të votave në kutitë e votimit. Media vijon të raportojë raste të tjera, të cilat e bëjnë fenomenin më shqetësues. Këto parregullsi, megjithëse në përmasa ende të pamatshme lidhur me rezultatin final të zgjedhjeve, cenojnë integritetin e zgjedhjeve dhe vlerat e votës. Ato përbëjnë krim penal, një devijim të papranueshëm nga standardet demokratike të zgjedhjeve dhe një akt të rëndë minues ndaj besimit publik tek demokracia përfaqësuese.

Kodi Penal në RSH, neni 326 përcakton se “falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet”.

Mbi bazën e këtij neni, dhe detyrimeve të tjera që burojnë nga Kushtetuta dhe legjislacioni zgjedhor në Shqipëri, ju apelojmë:

Mbi bazën e fakteve të deritanishme KQZ, partitë politike dhe institucionet që përfaqësoni, të depozitojnë kallëzim penal pranë organeve të hetimit për të gjithë numëruesit përgjegjës për devijimin e votave dhe falsifikimin e rezultateve. Nëse kjo nuk ndodh, prokuroria të nisë hetimet mbi bazën e faktit publik dhe në dobi të interesit publik.

Mbi bazën e fakteve të deritanishme KQZ të iniciojë një proces të brendshëm verifikimi të të gjithë materialit zgjedhor, paralele me procesin e shpalljes së rezultatit final të zgjedhjeve. Përmes këtij procesi, i cili mund të marrë kohë në administrim, lexohet vota reale dhe sidomos rastet e deviacionit, të cilat duhet të trajtohen sipas ligjit, si vepra penale.

Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim, partitë politike përgjegjëse duhet të distancohen publikisht nga përfaqësuesit e tyre të përfshirë, si dhe të përjashtojnë nga anëtarësia këto që ka shkelur ligjin dhe rregullat etike.

Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim, Këshilli i Ministrave dhe institucionet përgjegjëse, të rivlerësojnë marrëdhëniet e punës me çdo individ komisioner e numërues që ka kryer vepër penale në fazën e administrimit zgjedhor.

Mbi bazën e fakteve të deritanishme dhe atyre që mund të rezultojnë në vijim të deklarohet vullneti politik për ngritjen në shtator të një komisioni AD-HOC shtetëror, me përbërje 50% përfaqësues politike dhe 50% me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, për të analizuar të gjitha shkeljet e procesit dhe për të propozuar masa ligjore e administrative për të ardhmen.

Mbi bazën e fakteve të deritanishme të gjitha institucionet e përfshira në këtë problematikë, të reagojnë zyrtarisht dhe publikisht, të analizojnë përgjegjësinë dhe të marrin përgjegjësi, kohë përpara publikimit të raportit përfundimtar të zgjedhjeve nga Misioni i ODIHR/OSBE për zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri.

Të nderuar zonja e zotërinj,

Nuk ka dhe nuk mund të ketë investim më negativ për imazhin e vendit, për interesat e tij afatgjata, për besimin publik tek demokracia dhe institucionet, sesa cenimi, deformimi dhe trafikimi politik apo klientelist i votës së fshehtë të qytetarëve shqiptarë. Pas 27 vitesh tranzicion drejt demokracisë kjo përvojë zhgënjyese mbetet trashëgimia më negative e klasës politike, dështimi më i madh i partive politike që kanë monopolin në administrimin zgjedhor, si dhe pengesa jonë më e madhe për të kaluar në një stad tjetër të demokracisë.

Instituti i Studimeve Politike beson shumë në gjykimin dhe reagimin tuaj institucional, dhe e vlerëson atë si një akt përgjegjësie ndaj rendit kushtetues, parimeve të demokracisë dhe sfidave tona të sotme e të ardhshme si shtet e shoqëri.

Me konsideratë,

Afrim Krasniqi

Drejtor Ekzekutiv

Etiketa: afrim krasniqiInstituti i Studimeve Politike
Pas

Shpërthen Fatmir Hoxha: Vota e lirë u shit përmes marrëveshjes Rama–Basha, nuk i njohim zgjedhjet

Para

Arrestohet në Elbasan 32-vjeçari i dënuar me 15 vite burg , policia zbardh të kaluarën kriminale (EMRI)

Para
Arrestohet në Elbasan 32-vjeçari i dënuar me 15 vite burg , policia zbardh të kaluarën kriminale (EMRI)

Arrestohet në Elbasan 32-vjeçari i dënuar me 15 vite burg , policia zbardh të kaluarën kriminale (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.