Laboratori mjekësor Intermedica Center nëpërmjet një letre drejtuar Institutit të Shëndetit Publik, ka shprehur gadishmërinë për të dhënë kontributin e saj në përballimin e situatës pandmike që po kalon vendi si pasojë e koronavirusit.
Në letër thuhet se qendra laboratorike në fjalë jep donacion dy lloj materialesh mjekësore që sipas saj janë të rëndësishme për situatën pandemike.
Letra:
I nderuar Z.Kryeminister,
E nderuar Zj. Ministre e Shendetesise.
Per dijeni Zj.Mira Kapisyzi – Rakacolli,
Zj. Albana Fico.
Ne kuader te situates emergjente te krijuar nga pandemia Covid-19 , Laboratori Intermedica jep kontributin e vet minimal per institucionin e Institutit te Shendetit Publik ( ISHP) duke i dhuruar 4500 ( kater mije e peseqind) tuba te tipit Falcon, sterile nje e nga nje, free RNA&DNA, prodhim i kompanise gjermane Greiner.
Ky eshte nje gjest simbolik mirenjohjeje ndaj mjekeve dhe personelit tjeter mjekesor qe ndodhen ne vijen e pare te frontit te luftes ndaj virusit SARS CoV-2.
Me respekt, per laboratorin Intermedica: Dr. Vasi Llajo