17:13 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Interpol Tirana/Ekstradohen 4 shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

12:47 | 15/05/2025
në Aktualitet, Flash, Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Interpol Tirana/Ekstradohen 4 shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në Itali dhe Greqi, ka finalizuar me sukses ekstradimin e katër shtetasve të akuzuar ose dënuar për përfshirje në veprimtari kriminale, kryesisht në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit operacional mes strukturave homologe të Interpol-it në Tiranë, Romë dhe Athinë, u realizuan këto ekstradime:

  1. Altin Merdani, 46 vjeç – U ekstradua nga Greqia në Shqipëri. Merdani ishte dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës në vitin 2017 me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ai kishte transportuar rreth 100 kg cannabis në fshatin Frashër të Përmetit. Gjatë këtij aktiviteti kriminal, tre personat u qëlluan me armë dhe njëri prej tyre mbeti i plagosur. Merdanit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim.
  2. Fatmir Isollari, 58 vjeç – U ekstradua nga Shqipëria në Itali, pasi Gjykata e Apelit e Firences e ka dënuar me 7 vjet burgim për trafikim të kokainës në kuadër të një organizate kriminale.
  3. Xh. H., 30 vjeç – U ekstradua nga Shqipëria në Itali. Ai ishte në kërkim nga Gjykata e Romës, që i kishte caktuar masën “arrest në burg” për veprat penale trafikim i lëndëve narkotike, pjesëmarrje në komplot kriminal dhe zhvatje në rrethana rënduese.
  4. A. A., 27 vjeç – Gjithashtu u ekstradua nga Shqipëria në Itali. Ai kërkohej nga Gjykata e Romës për trafikim të lëndëve narkotike dhe ishte subjekt i një urdhri ndërkombëtar arresti.

Interpol Tirana nënvizon se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor për goditjen e krimit të organizuar dhe për ndëshkimin e personave që tentojnë t’i shpëtojnë drejtësisë.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2025/05/WhatsApp-Video-2025-05-15-at-12.40.33-PM.mp4
Pas

“Me këtë vizitë kemi bërë progres”, Rama konferencë të përbashkët me Keir Starmer: Të lidhur për dy çështje kryesore

Para

Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani, duhet të zgjidhim problemet e atyre që kanë hyrë në MB me dokumente të Kosovës

Para
Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani, duhet të zgjidhim problemet e atyre që kanë hyrë në MB me dokumente të Kosovës

Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani, duhet të zgjidhim problemet e atyre që kanë hyrë në MB me dokumente të Kosovës

 



Të Fundit

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Aksident në dalje të Tiranës, përplasen dy automjete disa të lënduar

Tabaku në Strasburg: Prej 12 vitesh pa reformë zgjedhore, nevojitet vullnet politik real

Trump enigmatik për Iranin: “Askush s’e di çfarë do të bëj… Mund të ketë sulm, mund të ketë negociata”

Shpërthim i ri trondit Teheranin, mbyllet pjesërisht Rruga Valiasr mes panikut dhe pasigurisë

Mbi 4,600 qytetarë kanë marrë shërbim në Qendrat Shëndetësore Verore, 24% të trajtuarve janë turistë të huaj

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka thënë se vendet evropiane janë të hapura për të folur me Iranin

Ja cila mund të jetë arsyeja e tragjedisë ajrore të Boeing 787

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.