03:51 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

INTERVISTA/ Biznesmeni Alikaj: Dëgjova të shara, si m’u turrën 4-5 veta të ”TIS PARK”-ut. Kunati më mbrojti

20:00 | 15/12/2016
në Flash, Kryesore, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Kush është bamirësi që u godit me thika sot në Vlorë, e përfshirë ”TIS-PARK” (PAMJE TË RËNDA)

Edi Alikaj pronari i kompanisë së ndërtimit ”EDAL-VLORA” që u dhunua sot në mes të Vlorës rrëfen se si nisi ngjarja që mori përmasa të mëdha. Alikaj u dhunua duke u gjakosur dhe siç tregon ka shembje në kokë dhe fytyrë. Me biznesmenin, i njohur edhe për disa aktivitete bamirëse në Vlorë, ”Shuplaka” komunikoi nëpërmjet telefonit për të realizuar intervistën që hedh dritë mbi versionin e tij të ngjarjes. Ai ndodhet ende në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore deri në rikuperim të plotë.

 

 

Ku ndodhesh tani? Në çfarë pjese të trupit je dëmtuar?

Në spital. Kam shembje në kokë dhe në fytyrë. Ishte e qëllimshme sepse këtu në spital janë edhe 3 të palës tjetër. Vëllezër midis tyre.

Si nisi ngjarja?

Isha në një takim pune. Parkova dhe më lajmëroi kunati që makina më është bllokuar.

Më pas dola dhe komunikova me punonjësit e parkimit. U thashë që në kontratë nuk e kanë masën e gjobës apo bllokimin prandaj lajmëroni drejtuesit ta heqin. U lajmëruan drejtuesit dhe erdhën.

U thashë që nuk është mirë ta heq unë prandaj duhet ta hiqnin. Ata nuk pranuan. Në moment që nisëm për të zbërthyer pajisjen dëgjoj të shara në drejtimin tim.

Me këtë donin të mbronin aktin e tyre të bllokimit që unë mos ta prekja pajisjen pa paguar. Domethënë mbrojtje e pajisjes deri ne sherr. U ktheva drejt tij për të sharat dhe kundër meje kanë qëlluar 4-5 veta që ndodheshin civila në mbrojtje të drejtuesit të ”TIS-PARK”-ut.

Ligjërisht ata nuk duhet ta bllokojnë makinën. Ligjërisht nëse unë u prish apo zbërthej pajisjen ata mund të më denoncojnë për dëmtimin. Por të rrëmbejnë nga xhepat e qytetarëve gjobën, deri sa të vriten njerëz, kjo nuk është e drejtë!

Si reagove ti? I qëllove? Me çfarë të goditën ata?

Mbasi m’u turrën 4-5 veta a më shumë, unë nuk kam parë më gjë. Kunati më ka mbrojtur duke u goditur me grushta me ta.

Keni patur konflikt me herët me ta?Si quhen ata që ju goditën?

”TIS PARK” ka punësuar gangstera për të mbrojtur paligjshmërinë me forcë. Jo vetëm bllokojnë makinat pa të drejtë por edhe e mbrojnë pajisjen që mos t’ua zhbllokosh edhe me dhunë.

Në rregull, po a i njeh me emra 3 vëllezërit? Kush është drejtuesi që të goditi?

Jo nuk i njoh. Por nga 3 vëllezërit veç njëri ishte i punësuar tek ”TIS-PARK”. Të tjerët ishin në mbrojtje të tij./Valmora Gogo-SHUPLAKA

Etiketa: biznesmenedi alikajgoditjesherrtiss park
Pas

Është mirë të dënohet VMRO-ja

Para

“Do të djeg fytyrën me acid”, shqiptari rreh gruan pse hapi adresë Facebook-u

Para
Konflikt me gruan, bashkëshorti i hedh ujë të nxehtë

“Do të djeg fytyrën me acid”, shqiptari rreh gruan pse hapi adresë Facebook-u

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.