Që nga fillimi i sulmit izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, kanë humbur jetën 430 iranianë. Ky është bilanci i bërë publik nga autoritetet e Teheranit. Mbi 3500 përllogaritet numri i të plagosurve në Republikën Islamike, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Izraeli dhe Irani janë në luftë prej datës 13 qershor kur nisën sulmet e ndërsjella ajrore. Prej 9 ditësh, forca ajrore izraelit vijon goditjet në infrastrukturën ushtarake dhe impiantet bërthamore ku dyshohet se punohet për të prodhuar armën atomike.
Viktima ka edhe në anën izraelite nga sulmet ajrore të Iranit, por numri mbetet i paqartë.