Një protestë e cila nisi si miqësore, ka përfunduar në të dhunshme në Ballymena të Irlandës së Veriut. Protesta, e cila ishte dita e dytë e saj, mbahej për një rast sulmi seksual të ndodhur në Antrim. Protestuesit hodhën molotovë, tulla dhe flakadanë ndaj policisë përgjatë protestave, raporton BBC. Uniformat blu u kundërpërgjigjen me goditjen nga shkopinj prej gome dhe me autobut ujë për të shpërndarë protestuesit.
Pesë persona u arrestuan dhe 17 oficerë të tjerë u plagosën gjatë natës, duke e çuar totalin në 32. Protesta e parë u organizua disa orë pasi dy djem adoleshentë u paraqitën para Gjykatës së Magjistraturës në Coleraine .
Oficerët e trazirave nga Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI) ishin vendosur në Ballymena.