Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka nxjerrë zbuluar kryeministrin Edi Rama për sa i përket tifozerisë.
Në një shkrim gjithë ironi, ish-deputeti tregon se Rama thjeshtë hiqet sinjë tifoz i zjarrtë i Juventus, pasi për Harasanin nuk rezulton kështu.
Ish-deputeti shkruan se Rama kur ka qenë shok kryeministri s’ka bërë kurrë tifo për Juven, por disa skuadra të tjera në Itali, duke filluar nga Inter, Roma e Lacio.
Postimi i plotë
Lexova qe qenke tifoz me Juventusin.
Kur sapo u bere Kryetar i PS shkuam nje grup pame nje ndeshje ne Itali. Luante Roma me Milan. Ti dhe nje shoku yne gezoheshit pa fund per Romen. Ai shoku ka ngelur ende me Romen.
Mu kujtua sms para shume vitesh. Po dilja nga stadiumi ne Spanje ku Bayern humbi finalen me Inter. Me ngacmoje e shprehje gezimin tend per fitoren e Inter. Te thashe a ishe me Romen dhe me the se je me Interin pasi ka Mourinho.
Dhe duke shkruajtur kete mesazh mu kujtua qe para Romes ke qene me Lazion. Tpakten keshtu the ne nje darke me Lotiton.
Tani qenke bo me Juven.
Pse o zoteri ke dhe sportin si politikat? Njehere kundra kanabisit, njehere pro. Njehere me te fala Sandrit dhe heres tjeter duke e marre ne tel.
Spo e vazhdoj se duhet social distancing.
Discussion about this post