Ish-presidenti amerikan George Bush dhe bashkëshortja e tij Barbara janë shtruar sot në një spital në Houston.
Sipas zëdhënësit të familjes, Bush ka patur probleme me frymëmarrjen, si pasojë e pneumonisë.
Ndërsa ish-Zonja e Parë ka njerë shqetësime të tilla si dobësi dhe kollë.
Ish-presidenti Bush, tanimë në moshën 91-vjeçare vuan prej vitesh nga sëmundja e Parkinsonit dhe përdor një karrocë me rrota për të lëvizur.
Ai ka shërbyer si president i SHBA-së nga viti 1989 deri në vitin 1993. Bush renditet i 41-ti në listën e gjatë të presidentëve që ka patur SHBA.
Në postin e presidentit ka shërbyer edhe djali i tij, George W Bush, i cili është edhe presidenti i parë dhe i vetëm amerikan që ka vizituar Shqipërinë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post