Kryetari i shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik, Nebil Çika ka deklaruar se deklarata e ministrit Ahmetaj ishte tronditëse dhe kriminale. Sipas tij shumë nga të pushkaturit të akuzuar për terrorizëm si edhe të internuarit nuk përfitojnë fare shpërblimin nga qeveria.
“Jemi shumë të shqetësuar për deklaratën e ministrit të financave Arben Ahmetajt. Përpjekjet tona për të realizuar këtë të drejtë me ligj të të përndjekurve janë zvaritur nga qeveritë në këto 27 vite. Sidmos nga qeveria e fundit. Deklarata e Ahmetajt është tronditëse, kriminale. Partia në pushtet nuk ka mbrojtur asnjëherë këtë shtresë. Ne kemi bërë përpjeket që ky ligj të mos preket. Shumë nga të pushkaturit të akuzuar për terrorizëm, nuk e përfitojnë fare shpërblimin. Në ligjin nuk janë përfshirë as të internuarit. Ne kemi bërë përpjekje që qeveria t;ipërfshijë këto. Na vjen një goditje shumë e fortë nga ministri.
Kjo kategori njerëzish janë një nga shtresat më të varfëra në vend. Unë mendoj që kjo qeveri ka detyrimin politik që të shpërblejë të përndjekurt. Këtë e ka bërë si premtin qeveria gjatë fushtës elektorale.”, u shpreh Nebil Çika. (J.V/Faxweb)