Policia e Durrësit, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, kanë arrestuar një 53vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
I arrestuari është Ferdinand Tare (Ferdinand LUKA, Alfred DAJA), 53 vjeç, banues në Durrës. Gjyqësore Bari- Itali e kishte dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”.
Gjithashtu është kapur edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Policia ka shoqëruar 14 persona me precedent penal në në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës.
NJOFTIMI:
Policia e Durrësit, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, e mbështetur nga FNSH, kanë kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.
Si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen dy të kërkuar.
Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës.
Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burgim.
Gjithashtu kapet dhe ndalohet për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas të dënuar në Itali dhe si rezultat i kontrolleve të befasishme të Policisë, kanë bërë të munduar lokalizimin dhe kapjen e tij, konkretisht:
- Ferdinand Tare (Ferdinand LUKA, Alfred DAJA), 53 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian.
Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme.
(B.H.FAXWEB)