22:50 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Isuf Kalo vazhdon ta mjekojë Enverin…edhe të vdekur

12:43 | 06/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mosdekretimi i Lleshit, Lela: Akt për t’u vlerësuar, Presidenti e ka parë si manovër politike

Nga Alfred Lela

Henri Çili ia del, jo pak herë, të ndërtojë anti-konsensus për gjërat që bën; pra, arrin që të ndihmohet prej atyre që kujtojnë të kundërtën: se po e dëmtojnë. Edhe rasti i fundit i botimit të librit të Isuf Kalos, mjekut personal të Enver Hoxhës, ka qenë i tillë; jo pak vetë kanë dashur të krijojnë një trio të pashenjtë me Enverin, Isufin dhe Çilin duke goditur librin përmes personazhit, autorit dhe botuesit.

Ky i fundit duhet të shoqërohet ndonjëherë nga ajo që mund të quhet editor’s remorse, njëfarë keqardhjeje, droje apo vrasjeje ndërgjegjeje për tekstet që boton. Libri i Isuf Kalos duhej të ishte ndoshta rasti më i frytshëm për ta dëshmuar këtë delikatesë. Duke qenë se asgjë nuk mund të tërhiqet më mbrapsht; as libri, as botimi, as vetë vdekja e Enverit dhe as fakti që ish-mjeku vazhdon ta mjekojë edhe për së vdekuri, mundemi vetëm të interpretojmë tekstin dhe nëpërmjet tij autorin dhe kohën të cilën jetojmë, me vlerat dhe antivlerat.

E para gjë, që rrjedh prej një paniku intelektual, është mosgatishmëria apo pandjeshmëria e autorit të ‘Bllokut’ për të ndërtuar me anë të librit një ndarje mes vlerës dhe jovlerës. Demonstrohet me një vendosmëri thuajse malinje veneracioni që mjeku ka për pacientin e vet, diktatorin e fuqishëm komunist të Shqipërisë, Enver Hoxhën. Edhe pse jep skena dhe prapaskena të krimeve të tij, një pandjeshmëri thuajse përbindëshi të pacientit të vet, Kalo e ka monumentalizuar Enverin. Thuajse si një ndjesi faji që nuk e mbajti dot edhe më gjatë në jetë.

Pjesë e këtij monumentalizimi është edhe një anti-portret që autori i ndërton Ramiz Alisë, pasardhësit të Enverit. Mund të thuhet madje se gjithë libri është shkruar për të dehumanizuar dhe qortuar Ramizin. Edhe pse Kalo e kritikon Alinë për ‘vonesat’ dhe hilet në ‘lejimin’ e demokracisë, duket sikur e qorton për të kundërtën: që e tradhtoi Enverin, që lejoi rrëzimin e monumentit dhe të regjimit të tij.

Në të gjithë librin ka episode rrëqethëse ku dëshmohen pandjeshmëri njerëzore, politike dhe shoqërore të përbindshme nga personazhet kryesorë të Bllokut komunist; megjithatë, autori e ruan simpatinë për ta. Linja e rrëfimit bëhet bizare, duke e lënë mjekun në duart e vetes, si njëfarë humanisti hibrid i cili duhet të jetë njerëzor për pacientin e vet, por i tillë edhe me viktimat që ai shkakton.

Kalo e spërkat narrativën edhe me ‘anën tjetër’, dmth pasojat e Bllokut, por kjo ndodh vetëm si masë e të qenit politikisht korrekt.

Autori merr edhe një masë tjetër, duke futur me shumicë në tekst maksima, citate dhe shenja leximesh të cilat e bëjnë të duket njeri i lexuar, çka është një kredit që i takon, por kjo përmasë kulturore nuk e balancon, madje e kundërta, e thellon mungesën e intelektualit te mjeku Kalo. Ai nuk ka mundur të bëjë atë që intelektualët e njëmendtë bëjnë, të ndahet nga varësia e pacientit të tij ‘madhështor’ dhe t’i japë lexuesit dhe arkivave të kujtesës historike pamjet ‘e pritshme’ nga laboratari i krimit dhe dehumanizmit që ka qenë Blloku i Enver Hoxhës.

Duke mos bërë dot këtë Kalo bie në hendekun më të rrezikshëm të një rrëfimtari me jetë dhe aktivitet ngjitur me më të fuqishmit: nuk e heq dot nga vetja mantelin e të nënshtruarit, të çirakut përballë mjeshtrit. Duke mos dashur të tingëllojë mosmirënjohës me fatin e mirë, apo refuzues i jetës dhe veprës së vet, Isuf Kalo e dokumenton atë jetë dhe vepër jo si humanist dhe intelektual shqiptar, por si parveny i Bllokut.

Librat jetojnë gjatë për t’i dëshmuar shkarjet e autorëve.

 

Pas

Po Ledina ç’pati? Këngëtarja ndez Instagram-in me foton seksi

Para

Albano Bogdo merr vendimin drastik: Nuk dua të jem skllav!

Para
Cikli i jetës sipas Albano Bogdos: Në të 70-tat s’do kaloj asnjë ditë pa menduar për dashuritë e shpërdoruara

Albano Bogdo merr vendimin drastik: Nuk dua të jem skllav!

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.