Gjykata ka dhënë dënimin me 2.6 vite burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri i akzuuar për korrupsion.
Prokuroria kërkoi 4 vite burg për Mirin, po për shkak të procedurës me gjykim të shkurtuar, gjyqtari u dënua me 2.6 vite burg.
Kujtojmë se Mirit iu gjetën në banesë rreth 300 mijë euro, të cilat dyshoheshin se ishin vënë falë akteve korruptive të gjyqtarit.
Gjyqtari Shkëlqim Miri liroi nga burgu të dënuarin për vrasje Gentjan Doda, kundrejt një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.
Ndërkohë që për milionat që iu gjetën në shtëpi, Miri deklaroi se një pjesë ishin të të afërmve të ti, ndërsa pjesën tjetër e kishte marrë borxh për kurimin e të shoqes së tij.
Gjatë kohës që qëndroi në burg, Miri kërkoi disa herë lirimin me kusht për shkak të komplikacioneve të tij shëndetësore.
(E.K/FAXWEB.AL)