Zjarri që ra në kompleksin e banimit “Kika2” te lagjja e “Komunës së Parisit”, është shuar.
Flakët nisën në një apartament banimi, duke shkaktuar panik. Banorët e kompleksit u evakuuan, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.
Shërbimi zjarrfikës arriti të neutralizojë flakët, duke bërë të mundur izolimin e tyre pasi rrezikohej përhapja në ambiente të tjera.