E keni menduar ndonjëherë si do të reagonit nëse do të ndaloheshit nga policët? Një vajzë nga Carolina e Jugut iu përgjurua policëve të mos e dërgonin në burg, sepse ajo ishte bukur dhe një ish nxitëse tifoze.
Ajo u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe për shpejtësi mbi normën e lejuar. Me 0.18 përqind alkool në gjakun e saj, 32 vjeçarja Lauren Elizabeth Cutshau u shpreh se kishte pirë vetëm dy gota verë për të festuar ditëlindjen e saj.
“Ju lutem, nuk jam arrestuar kurrë më parë, kurrë nuk kam qenë në burg, ju lutem. Nuk dua ta provoj sesi është të jesh atje. Unë jam vajzë e bukur, të lutem mos më bëj të shkoj atje”, I tha ajo oficerit të policisë.
32 vjeçarja agjente e pasurive të patundshme, u dënua me akuzën e ngarjes në gjendje të dehur dhe me shpejtësi mbi normat e lejuara, por edhe për posedim të marihuanës.
(J.D/Faxweb.al)