Duket se babai më i ri, Princ Harry nuk ka pritur shumë për të folur para mediave dhe për të ndarë me të gjithë emocionet që është duke përjetuar.
Prinic ka qënë i pranishëm më momentet kur djali i tij ka ardhur në jetë dhe këto emocione i ka ndarë me mediat shumë pak pas lindjes së djalit të tij.
“Meghan dhe unë sollëm në jetë një djalë këtë mëngjes, një djalë vërtet të shëndetshëm. Nëna dhe bebi janë shumë mirë. Kjo ka qenë një eksperiencë të cilën nuk e imagjinoja. Sesi çdo grua e bën këtë gjë është jashtë çdo parashikimi. Ne jemi të dy tërësisht të emocionuar dhe shumë mirënjohës për të gjithë dashurinë që keni treguar për ne. Është e mrekullueshme. Donim që ta ndanim këtë me të gjithë. Nuk kam qenë i pranishëm në shumë lindje, kjo është e para për mua. Ishte e mrekullueshme. Jam shumë krenar për bashkëshorten time dhe ashtu siç çdo baba apo prind do të thoshte, djali im është i mrekullueshëm, jam mbi re,”-është shprehur Harry tejet i emocionuar pas ardhjes në jetë të fëmijës së tij të parë.