23:10 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Jeni lodhur nga rrjetet sociale? 4 këshilla të vyera

15:35 | 08/07/2017
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jeni lodhur nga rrjetet sociale? 4 këshilla të vyera

 

Dërgo mesazhe me postë

Mund të duhen disa minuta më shumë për të dërguar një letër, se sa për të bërë një “like” në statusin e Facebookut të dikujt, por letra e shkruajtura me dorë janë shumë më të rëndësishme dhe ngushëlluese. Provoni këtë javë të shkëputeni nga mediat sociale për të dërguar disa kartolina drejt miqve apo pjesëtarëve të familjes. Mund të gjeni një kartolinë për pak a shumë gjithçka. Nëse doni të jeni vërtetë krijues, bëjeni vetë kartolinën. Merrni disa lapsa me ngjyra, pulla dhe përgatisni një kartolinë të personalizuar. Keni një artist brenda jush, që po pret të çlirohet.

Shijo qetësinë

Të kaloni kohë në vetmi i qetë, është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar stresin. Merrni disa momente, të mbyllni sytë dhe të pushoni. Mund të meditoni, luteni, ose të shkruani në ditar. Ose thjeshtë mund të shijoni paqen dhe qetësinë që ju rrethon. Mund të zbuloni se duke kaluar kohë në qetësi, mund t’ju ndihmojë të rrisni krijueshmërinë tuaj. Në fund të fundit, shumë njerëzve, idetë më të mira u vijnë në dush.

Takohuni personalisht me njerëzit

Mediat sociale janë të mrekullueshme, sepse na lejojnë të lidhemi në çast me njerëzit përreth globit. Megjithatë, pavarësisht sa i madh të jetë një komunitet online, lidhja në internet nuk është njësoj si takimi personalisht. Kaloni kohë larg mediave sociale dhe takohuni me njerëzit. Mund të shkoni në palestër, për një kafe, apo edhe një birrë mbrëmjeve. Çelësi është të takoheni dhe të shijoni kohën që kaloni sëbashku.

“Rikrijojeni” veten tuaj

Kur çliroheni nga mediat sociale, nuk do të bombardoheni më prej jetëve dhe mendimeve të të tjerëve. Koha dhe mendja juaj do të jenë të lira për eksplorimin e hobeve të rinj. Mund të jetë një shans i mirë për të rizbuluar veten tuaj, pasionin dhe gjërat që ju motivojnë. Kështu që, shkëputuni ngamediat sociale dhe fokusohuni në atë që vërtetë ka rëndësi për ju.

Dilni në natyrë

Shkëputja nga interneti ka shumë dobi. Dilni dhe shihni botën e mrekullueshme përreth. Mos u kufizoni në celularin tuaj. Kjo është koha kur vërtetë do zbuloni se po jetoni në momentin. Dalja në natyrë dhe përjetimi i ndjenjave të magjepsjes mund t’ju përmirësojë shumë jetën. Paul Piff, një profesor i psikologjisë dhe sjelljes sociale, bëri një studim shumë të mrië mbi mahnitjen. Ai zbuloi se momentet e shkurtër të mahnitjes, të përjetuara në natyrë, i bëjnë njerëzit më pak narcizistë. Sipas tudimit të Piff, të ndiesh mahnitje ndihmon për të kultivuar altruizmin dhe i bën njerëzit më të lidhur me humanitetin e tyre. Kaloni kohë duke admiruar bukurinë e natyrës, qoftë edhe duke parë yjet netëve të kthjellëta./Marrë nga INTv

Pas

Vjollca Hoxha merr aksionet e “Top Channel”, Gjykata e Apelit jep vendimin

Para

Gjarpri hyn në kabinën elektrike dhe shkakton defekt, zonat që mbetën pa energji

Para
Gjarpri hyn në kabinën elektrike dhe shkakton defekt, zonat që mbetën pa energji

Gjarpri hyn në kabinën elektrike dhe shkakton defekt, zonat që mbetën pa energji

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.